Tiranë/ 'Të burgosura' në banesë! Policia i gjeti të kyçura, nëna tregoi tmerrin! Nusja kishte tentuar vetëvrasjen, gjejnë letra lamtumire

26 Janar, 10:37| Përditesimi: 26 Janar, 16:18

  • Share

1706085167_abuzimiarrestimi.jpg

Ndonëse dhuna fizike dhe terrori që ushtronte prej vitesh Jetnor Zh. ndaj nënës, gruas dhe vajzës së mitur kishte vazhduar prej vitesh gruaja nuk kishte bërë denoncim.

Edhe pse nuk kishte një denoncim, efektivët e Komisariatit nr. 1 trokitën në derë, por dera ishte e kyçur. Më pas kanë gjetur 35-vjeçarin, i cili më pas i ka futur brenda në banesë. Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve.

Ka qenë nëna e tij, Hume Zh. e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të treja. Bashkëshotja e tij për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike. Në banesë janë gjetur letra të shumta lamtumire për shkak të tentativës për vetëvrasje, informon gazetari Sokol Dema. 


Lajmi kryesor:

E rëndë në Tiranë/ 35 vjeçari 'burgoste' në shtëpi e dhunonte nënën, gruan e vajzën e mitur! Policia i gjeti të kyçura! Gruaja tentoi vetëvrasjen


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?