Tiranë/ Theu arrestin shtëpiak për të ofenduar kunatën me urdhër mbrojtje, arrestohet 55-vjeçari

27 Qershor 2020, 13:09| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 13:12

  • Share

TIRANË- 6 persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, për disa vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se është arrestuar një person i cili ishte shpallur në ndërkombëtar për "mashtrim". Në pranga ka rënë D. N., 34 vjeç, teksa nuk ka më shumë detaje lidhur me këtë arrestim.

Ndërkohë është arrestuar edhe  një 55-vjeçar i cili ka thyer masën e sigurisë "arrest me burg" dhe ka ofenduar kunatën e cila ishte me urdhër mbrojtje.

Arrestimet e tjera janë për drejtim të makinës në gjendje të dehur.

"Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. R., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar çiklomotorin pa lejen përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M. H., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi të miturin me iniciale O. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

E. G., 41 vjeç, pasi në rrugën "Medar Shtylla" u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.57 mg/l. L. B., pasi në rrugën "Muhaedin Llagani", u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l", njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?