Paratë e sekuestruara 30-vjeçarit

Tiranë/ Transportonte ilegalisht persona nga vendet e treta, arestohet 30-vjeçari! Sekuestrohen 7280 euro, 10 pasaporta dhe karta krediti

11 Maj, 14:03| Përditesimi: 11 Maj, 14:15

  • Share

TIRANË - Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar pasi transportonte persona nga vendet e treta kundrejt pagesës të cilët ishin futur në vendin tonë në mënyrë ilegale.

Kapja e K.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë u bë pas publikimit të rastit të tij në një emision investigativ. Menjëherë policia organizoi punën dhe bëri të mundur kapjen e tij.

'Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit K. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar personave nga vendet e treta, të cilët janë futur ilegalisht në vendin tonë, transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme dhe 2 vula.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?