Tiranë/ Krim në familje, motra vret të motrën me thikë, u raportua si vdekje natyrale! Arrestohet autorja: Debatuam që të linte alkoolin, kërcënoi se do më vriste mua dhe nënën (EMRAT)

3 Shtator 2023, 08:42| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 15:44

  • Share

TIRANË- Një 37-vjeçare ka gjetur vdekjen nga dora e motrës së saj, pas një konflikti që nisi në banesë. Report Tv ka mësuar se 37-vjeçarja Amanda Pushani është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën 'Hajdar Hidri' në Tiranë. Mësohet se Pushani ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj 40-vjeçare me profesion mësuese e Gjuhës Shqipë në një shkollë private. Ajo çfarë e bën më të trishtë këtë ngjarje është se Armanda Pushani do të festonte ditëlindjen ditën e nesërme (4 shtator), por humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (2 shtator) në orën 11:40, por nuk është raportuar nga policia. Në një reagim zyrtar në mëngjesin e sotëm, polica thotë se familjarët tentuan të fshehin ngjarjen dhe e raportuan si vdekje për shkaqe natyrale. Por, pas ekzaminimeve që janë kryer në trupin e 37-vjeçares janë konstatuar plagë dhe më pas u ngrit dyshimi se është vrarë dhe u arrestua 40-vjeçarja. 

“Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases Amanda Pushani 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Shkak i vrasjes është bërë një debat që ka agravuar mes dy motrave, ku më pas Marsela Pushani ka marrë thikën dhe ka qëlluar 37-vjeçaren. Report Tv ka mësuar se viktima është qëlluar 1 herë në bark me thikë poshtë stomakut. Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën.

Kjo e fundit ka deklaruar në polici, se vrasjen e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani ka dëshmuar se motra e saj prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin. 40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë. Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën. 

“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani në Polici.

Motra ka deklaruar në polici bashkë me nënën se Amanda Pushani në gjendje të dehur shkonte tek dyqanet e lagjes dhe kërcënonte shitësit për t’i dhënë pije pasi përndryshe do t’i thyente marketin. Marsela Pushani ka deklaruar se Armanda erdhi e dehur në shtëpi pasi kishte qëndruar jashtë natën e së premtes dhe kishte me vete edhe disa shishe birre. Në këtë moment sipas dëshmisë ka nisur konflikti pasi ajo dhe nëna i kane kërkuar llogari pse vijonte të pinte pasi kishin rënë dakord që do hiqte dorë. Mësuesja Marsela ka deklaruar se thikën e mori e motra Armanda dhe teksa tentoi t’ia hiqte nga duart duke u përleshur, ajo u plagos duke ndërruar jetë.

Pasi tentuan të fshehin ngjarjen, autorja e dyshuar Marsela Pushani është arrestuar disa orë më pas. Po ashtu, në polici janë shoqëruar edhe të afërm të viktimës, për t’u marrë në pyetje me qëllim që të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.

1693726558_amandapushani.jpg

Viktima, Amanda Pushani
 

1693726545_marselapushani.jpg

Autorja Marsela Pushani

1693728464_Screenshot12.jpg

Lajmërimi i vdekjes

Ora 15:29
'Kërkonte alkool, por s’na kërcënonte', shitësi i marketit për 37 vjeçaren e vrarë nga motra në Tiranë: Edhe i ati vdiq nga pija

40 vjeçarja Marsela Pushani, e cila ka vrarë motrën e saj me thikë në banesën e tyre në rrugën "Hajdar Hidri" në Tiranë, në polici ka deklaruar se viktima sipas saj ishte konsumuese e pijeve alkoolike dhe së fundmi kishte sjellje agresive me anëtarët e familjes. Madje ka theksuar se e motra ka kërcënuar edhe shitësit e dyqaneve të lagjeve të cilëve u kërkonte pije alkoolike pa lekë përndryshe do t’u thyente marketin. Report Tv ka shkuar pranë marketeve të lagjes por vetëm njëri prej shitësve ka pranuar të japë detaje pas kamerës. Shitësi ka pohuar për gazetarin e Report Tv Freard Rista se viktima kërkonte të merrte pije alkoolike pa lekë, por ka shtuar se nuk e ka kërcënuar ndonjëherë. Madje ai është shprehur se edhe babai i viktimës ka ndërruar jetë nga konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike.

"Viktima, Armanda ishte vajzë e mirë jo e keqe, por pija bën të vetën. Pinte shumë, edhe këtu blinte, kur s'kishte lekë. Kur ishte e dehur kërkonte pije pa pagesë, por nuk më ka kërcënuar ndonjëherë. Hallexhinj, edhe babai i saj nga konsumimi i tepërt i alkoolit ka vdekur”, tha shitësi.

Një fqinj pranë banesës ku ndodhi krimi është shprehur se zënkat në familjen Pushani ishin të shpeshta.

"Ajo shtëpi nuk gjente qetësi sapo vinte vajza e vogël, dëgjoheshin shumë ulërima dhe të bërtituta pasi ajo pinte shumë, nëna me motrën tjetër nuk ishin problematike", tha fqinji.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në orën 11:40, por policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se vdekja e 37 vjeçares fillimisht është raportuar si aksidentale nga familjarët, ndonëse nuk ka qenë e tillë. Ishte autopsia e trupit të Amanda Pushanit, që ka zbuluar krimin e rëndë të ndodhur fare pranë qendrës së kryeqytetit, në banesën ku jetonte, viktima së bashku me nënën dhe motrën e saj Marsela Pushani e arrestuar tashmë si autore.

37-vjeçarja pinte alkool dhe kishte zënka të shpeshta me motrën dhe nënën e saj. Sipas dëshmisë së Marselës edhe mëngjesin e së shtunës kur ndodhi krimi tronditës Armanda shkoi e dehur në shtëpi pasi kishte qëndruar jashtë natën e së premtes dhe kur ishte kthyer kishte me vete edhe disa shishe birre.

Në këtë moment sipas dëshmisë së autores ka nisur konflikti pasi ajo dhe nëna i kanë kërkuar llogari pse vijonte të pinte alkool pasi kishin rënë dakord që do hiqte dorë. Mësuesja 40-vjeçare ka thëne se thikën e mori e motra Armanda dhe teksa tentoi t’ia hiqte nga duart duke u përleshur, ajo u plagos duke ndërruar jetë.

Ora 10:48
Vrasja e 37-vjeçares në Tiranë, dëshmia e motrës: Armanda kërcënonte shitësit e marketeve për t’i dhënë pije alkoolike, erdhi në shtëpi e dehur

1693726472_amandapushanimarselapushani.jpg
Report Tv sjell të tjera detaje nga vrasja e 37-vjeçares Amanda Pushani në Tiranë. Mësohet se motra e cila është edhe autorja e krimit, ka deklaruar në polici bashkë me nënën se Amanda Pushani në gjendje të dehur shkonte tek dyqanet e lagjes dhe kërcënonte shitësit për t’i dhënë pije pasi përndryshe do t’i thyente marketin.

Marsela Pushani ka deklaruar se Armanda erdhi e dehur në shtëpi pasi kishte qëndruar jashtë natën e së premtes dhe kishte me vete edhe disa shishe birre. Në këtë moment sipas dëshmisë ka nisur konflikti pasi ajo dhe nëna i kane kërkuar llogari pse vijonte të pinte pasi kishin rënë dakord që do hiqte dorë. Mësuesja Marsela ka deklaruar se thikën e mori e motra Armanda dhe teksa tentoi t’ia hiqte nga duart duke u përleshur, ajo u plagos duke ndërruar jetë.

Ora 10:12
E trishtë/ U vra me thikë nga motra, 37-vjeçarja do festonte nesër ditëlindjen

1693726558_amandapushani.jpg

Amanda Pushani gjeti vdekjen nga dora e motrës së saj, pas një konflikti që nisi në banesë, ku Marsela Pushani po i kërkonte që të linte alkoolin, që e konsumonte prej gati 10 vitesh. Armanda Pushani do të festonte ditëlindjen ditën e nesërme (4 shtator), por humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

Pas vrasjes, familjarët tentuan të fshehin ngjarjen dhe raportuan atë si vdekje natyrale, por pas ekzaminimeve të kryera në trupin e saj u konstatuan plagë të shkaktuara nga thika. Policia ka arrestuar motrën e saj, me profesion mësuese, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se vrasjen e bëri në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi 37-vjeçarja e kishte kërcënuar se do e vriste atë dhe nënën.

Ora 09:43
Dalin FOTOT, ja kush është 37-vjeçarja që u vra në Tiranë dhe motra që e qëlloi me thikë

1693726472_amandapushanimarselapushani.jpg

Report Tv ka siguruar foton e viktimës Amanda Pushani, 37-vjeç, e cila u vra nga motra e saj me thikë një ditë më parë. Po ashtu Report Tv sjell edhe foton e autores së dyshuar Marsela Pushani, 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy motrave, ku Marsela Pushani më pas ka qëlluar me thikë 37-vjeçaren. Sipas dëshmisë së Maresela Pushanit, debati kishte nisur pasi familjarët po i kërkonin 37-vjeçares që të linte alkoolin, pasi ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh. Në ato moment, sipas saj 37-vjeçarja e ka kërcënuar se do ta vriste bashkë me mamanë dhe vrasjen e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ora 09:37
Vrasja e 37-vjeçares në Tiranë, dëshmia e autores: Motra më kërcënoi mua dhe mamanë se do na vriste, është e alkoolizuar! E bëra për vetëmbrojtje

1693726545_marselapushani.jpg

Report Tv ka zbardhur dëshminë e autores së vrasjes së 37-vjeçares Amanda Pushani në banesën e saj. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se e motra  e viktimës ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin. 40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani në Polici.

Ora 09:31
Vrasja e 37-vjeçares në Tiranë, burime: U qëllua nga motra 1 herë me thikë në bark

1693726558_amandapushani.jpg

Report Tv sjell të tjera detaje nga vrasja e 37-vjeçarjes Amanda Pushani në banesën e saj në Tiranë. Burime bëjnë me dije se 37-vjeçarja dyshohet se është qëlluar nga motra e saj me thikë një herë në bark. Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën. Kjo e fundit është arrestuar disa orë pas ngjarjes.

Fillimisht familjarët tentuan ta fshehin ngjarjen, duke e raportuar si vdekje për shkaqe natyrale.

Ora 09:16
Vrasja e 37-vjeçares në Tiranë, Policia: Familjarët e raportuan si vdekje natyrale, pas ekzaminimeve u konstatuan plagët e shkaktuara me thikë në trup

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e 37-vjeçares në Tiranë nga motra e saj. Në njoftimin zyrtar, një ditë pasi ka ndodhur ngjarja, policia thotë se familjarët e raportuan si vdekje natyrale, por pas ekzaminimeve janë konstatuar plagët në trup.

“Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën "Hajdar Hidri", shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen M. P., 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Ora 08:54
Del EMRI, kush është 37-vjeçarja që u vra me thikë nga motra e saj në Tiranë

1693728464_Screenshot12.jpg

Lajmërimi i vdekjes për Amanda Pushani

Report Tv ka mësuar emrin e viktimës, që mbeti e vrarë pasi u sulma me thikë nga motra në banesë. Bëhet fjalë për Amanda Pushanin 37 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve me thikë nga motra e saj, pas një debati mes tyre për arsye që ende nuk dihen.

Po ashtu, Report Tv ka mësuar edhe identitetin e autores, Marsela Pushani, 40 vjeç, e cila është arrestuar nga policia.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/09/2023 01:35

    Ngjarje e trishte.S.d.q.ky problem nuk zgjidhet me /te rene dakord/!Vete keta fatkeqe si dhe ata qe varen nga droga dhe bixhozi dhe OCD te tjera nuk e marrin nje vendim te tille pa arritur /rock bottom/ dhe ashtu nuk eshte 100 % i sigurte se ka rikthime ne kohe./Qendrat e reabilitimit/ dhe /Alkoolistet anonime/ jane te vetmet qe mund te ndihmojne,por nuk e di nese ka te tille ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Mos: 03/09/2023 17:29

    MOS E MERR VESH FISI SE KE MOTER ALKOLIKE E I FUT THIKEN.... KJO ISHTE VRASJA ME MAKABER QE MUND TE NDODH.... MOTRA VRET MOTREN... FEMRA VRET FEMREN... VRASJE PER SEDER.... ÇA TE MBETI TANI.... ???!!!

    Përgjigju
  • Roko: 03/09/2023 13:46

    Komb i stresuar... parimorja te rras thiken sot

    Përgjigju
    • Roko: 03/09/2023 14:06

      A po se harrova e deklaron dhe si natyrale pasojen

  • Altin: 03/09/2023 13:42

    Filloi dhe Shqipëria si ne për Evropë qe shef femra te dehura ne per rrugë.

    Përgjigju
  • Talebane femër: 03/09/2023 13:40

    Nuk mund të shkojë motra e pirë në shtëpi se të vret motra tjetër, hajde debile femër për vetëmbrojtje thotë. Në vend t'a ndihmoje e vrave

    Përgjigju
    • Aleks: 01/11/2024 13:34

      Me vjen keq qe i gjykon gjerat pa e ditur te verteten e hidhur ,ajo e ka ndihmuar shume motren e saj per 10 vjet rrjesht dhe une jam 100% o sigurte qe ngarja ka ndodhur aksidentalisht

  • Gripi: 03/09/2023 13:39

    Bravo mesuese! Me mire e vdekur sesa e pire. Nuk e le ta gezonte jeten ne menyren qe donte ajo e mjera, por duhet t'ja merrje ate se te prishte ty reputacionin. Tani mba reputacionin si vrasese dhe aq me keq vrasese e motres. Asgje nuk te justifikon edhe denimi ligjor pak ka rendesi. Shoqeri e dhunshme dhe e frustuar.

    Përgjigju
    • Fshatar: 03/09/2023 17:23

      Po kjo është dhe gënjeshtare dhe vrasëse.

    • Qytetar: 03/09/2023 16:35

      Varesia nga alkooli (njesoj si droga dhe bixhozi) nuk eshte pune qejfi. Eshte semundje qe shkaterron fizikisht, psikologjikisht dhe financiarisht jo vetem te varurin por edhe familjaret. Mendo te rrish 10 vjet ne nje shtepi me dike qe nuk punon, qe gjysmen e kohes shan familjaret ose perplas pjata e gota pas murit, qe zhduket çdo nate edhe te zgjon ne pese te mengjesit, qe hyn ne borxhe e perfundon neper spitale. Mendo te besh me te te njejten bisede cdo jave, kur eshte e kthjellet, dhe pastaj ta shohesh t‘i thyeje te gjitha premtimet qe beri. Natyrisht, vrasja ne fjale eshte akt çmendurie qe nuk mund te justifikohet. Kur dikush e mbush kupen thjeshte duhet t‘i tregosh deren nje here e pergjithmone.

  • Beni: 03/09/2023 12:53

    Pija e kumari nuk kane nxjerr njeri ne drite.

    Përgjigju
  • Max: 03/09/2023 10:31

    Mire qe meshkujt jan kriminela por dhe femrat me thika

    Përgjigju
    • Or tej: 03/09/2023 12:03

      Nuk kane te gjithe kobure ne shtepi or teeeejjjjj

  • edi rama: 03/09/2023 09:21

    dhe me kete kronike ju uroj nje jave te mbare..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?