I vetëm në banesën me qira, Ramazan Duka 57 vjeç, mbrëmjen e së premtes, 24 nentor 2023, ra në gjumë normalisht, por fatkeqësisht nuk arriti të zgjohej. Ai u asfiksua nga zjarri që ra në kuzhinën e shtëpisë së tij
Apartamenti ndodhej në katin e pestë të një pallati në rrugën “Ferid Xhejko” në Tiranë. Ndonëse përballë dhe në krah të tij, kishte edhe dy shtëpi të tjera të banuara nga familjarë, zjarri nuk është kuptuar nga ata. Ishin forcat zjarrfikëse dhe policia që i ka alarmuar.
Edhe pse u punua për shuarjen e flakëve, nuk u arrit që as banesa me 3 dhoma ku jetonte prej rreth një viti viktima, të shpëtohej pa u djegur.
Mendohet se shkak i ngjarjes së rëndë, të jetë bërë diçka e harruar ndezur në kuzhinë, nga 57 vjeccari
Megjithatë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe pritet që të dilet në një përfundim të saktë në vijim.
Bashkëshortja e viktimës me origjinë nga Dibra, me tre fëmijë, ka ndërruar jetë kohë më parë. Dy nga fëmijët janë të martuar dhe Duka jetonte vetëm
Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë pasi banesa në të cilën jetonte në Tiranës është shkrumbuar nga flakët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Ramazan Duka.
57 vjeçari nga Dibra ishte babai i tre fëmijëve, dy vajzave të martuara dhe një djali. Mbrëmjen e djeshme ka qenë i vetëm në banesë. Dyshohet se shkak i flakëve mund të ketë qenë një paisje elektrike e harruar ndezur.
Sipas banorëve të pallatit, të cilët thonë se nuk e ndjenë zjarrin dhe se e kuptuan çfarë kishte ndodhur vetëm kur mbërriti policia, thonë se nuk e njohin mirë Dukën, për shkak se është i ri në pallat, por dinë se ishte i papunë.