Drejt Punës

Tiranë/ Historia e 82-vjeçarit që punon këpucar edhe pse ka 22 vite që ka dalë në pension: E dua punën! Të rinjtë dembelë, rrinë kafeneve

13 Gusht 2022, 17:37| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 22:20

  • Share

TIRANË- Është 82 vjeç. Sefer Fusha mund të jetë një nga personazhet që e dashuron më së shumti punën e tij. 

“Këtu unë ndiej kënaqësi se unë jam marr të gjithë jetën me punë”, tregon ai.

Sot ai bën riparime këpucësh, ka hapur këpucarinë e tij, por në rini ka qenë marangoz tekstil në Kombinat.

“Unë merresha me punë private në kohën e partisë së punës, me rafte , dhoma gjumi ,me dreq e me shejtan. Kam pas qenë njësh. Qen i lekut. Kur dola në pension thashë po marr zanatin e babës. Kam 22 vjet që e ushtroj këtë profesion”, shprehet Fusha.

Nuk e detyron askush që të vijë në punë, por e bën nga kënaqësia. Që prej vitit 2000 ai merr pension. 2 fëmijët e tij nuk donin që ai të punonte sërish dhe të stërmundonte veten, por kurrë nuk e la pas zanatin.

“Më vjen djali e më thotë: Çfarë po bën këtu? Unë i them duke punuar. Më pas shkon i thotë nënës së vetë: Çfarë e do punën ai , ai ka dalë në pension etj etj.

E  unë i them: Ore bab’ unë nuk mund të rri , jam marr të gjithë jetën me punë.”

Punon nga ora 9- 12 të mesditës, kafenetë i urren dhe nuk i frekuenton. Atë ç’ka mund të konsumojë diku tjetër e ka gjithmonë në krah të tavolinës së punës. Me dashamirësi Seferi e ndan dhe me ne.

“Kjo raki shërbehet në fakt (qesh). Paketën, cigaren e nxjerr , kafen e këto i nxjerr, rakinë e marr me bidon 5 litërsh . Nuk rri unë 2 orë te kafja. Nuk nxjerr gjë aty”, tregon Serferi.

Të rinjtë do të donte t’i mësonte me kënaqësi këtë zanat, por me trishtim Seferi shprehet se shumica janë dembelë, duan kafenetë përpara punës.

“Sot punën nuk ta gjen shteti, duhet ta kërkosh vetë. Të rinjtë sillen rrugëve, hanë në krahë të prindërve, nesër pasnesër si dhe ku do martohen, si do krijojnë familje. Si nuk vjen një person këtu që ta marr unë nxënës e t’ia jap zanatin se unë jam këtu, por s’do punoj 100 vjet”, thotë ai për Report Tv.

.Nga këpucaria e zotit Sefer i cili kryente vetëm riparime jemi zhvendosur në një tjetër dyqan tek ai i zotit Kreshnik i cili i bën vetë këpucët nga fillimi.

“Ka 22 vite që merrem me këtë profesion. Kemi nevojë për punëtorë, nuk para gjejmë për zanatin tonë, shprehet Kreshniku.

Zanatçinjtë u bëjnë apel të rinj që të kenë parasysh nevojat e tregut para se të zgjedhin rrugën e jetës. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 14/08/2022 10:29

    Normale,ne gjithe boten punohet gjer sa ke fuqi pasi puna te mban gjalle dhe i jep kuptim dites. Ska gje me te bukur se puna.

    Përgjigju
  • Andi: 13/08/2022 20:27

    Paguan sigurime shoqërore ky zotëria? Se kështu e ka ligji jonë i bukur, edhe po dole e hape biznes, duhet të paguash

    Përgjigju
  • Aks: 13/08/2022 19:06

    Hajde propagande komuniste hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?