Kronikë

Me shpejtësi në motor e semafor të kuq, Gaz Paja përplaset me makinën tek ish-Parku në Tiranë! PAMJET i shtrirë në rrugë

11 Nëntor 2021, 11:53| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 11:30

  • Share

TIRANË- Një tjetër aksident në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, këtë radhë ka protagonist aktorin e humorit, Gazment Paja. Aktori udhëtonte me një motor në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda”, pranë ish-parkut të Autobusëve, kur është përplasur me një makinë. 

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar rëndë, ndërsa sipas burimeve, aktori ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe në shkelje të semaforit është përplasur me një makinë që sapo mori kthesën për t’u futur në korsinë e saj pas hapjes së semaforit jeshil. Megjithatë, duhet theksuar se edhe makina në fjalë i kishte kaluar vizat e bardha dhe semaforin, siç është parë rëndomë, në pritje të dritës jeshile.

Report Tv siguroi pamjet e momentit kur ai shihet i shtrirë në tokë, teksa policia ka shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit E.K., për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Edhe para 1 jave po në rrugën e Kavajës një makinë aksidentoi një këmbësore, e cila mori plagë të rënda. E reja po kalonte rrugën, ndërsa drejtuesi i automjetit nuk mundet as të frenojë për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mauritius island: 12/11/2021 00:44

    Do justifikohet: nuk e pash semaforin, dhe ishte per tu ber.

    Përgjigju
  • Njoni: 11/11/2021 23:53

    O gazi cabone o dak. Her tjeter mos I je gas motorri por freno Pse ke emrin gas e do ti japesh gaz jo me dak osht ndryshe. Shyqyr me kaq hajde te shkuara the rregulloj makinen atij botit Se osht hallexhi .

    Përgjigju
  • Bledi: 11/11/2021 20:38

    Sa gjynaf qe shpetoj

    Përgjigju
  • Qwert: 11/11/2021 17:17

    Ky edhe ne humor eshte skandal ..cudi si qeshin njerezit me ket idjot..

    Përgjigju
    • Mauritius island: 12/11/2021 00:42

      Fiks.

  • Tini: 11/11/2021 17:05

    Po ik o spurdhjak,dhe s'di ti japesh,dhe ben pilotin kot!

    Përgjigju
  • Une: 11/11/2021 16:58

    Konference shtypi urgjent neser .. policis i jepen edhe 100 dite afat te tjera. Turp, polici ka frike te bej punen e tij sepse e flakin nga puna si lecke dhe e bejne kriminel. Kur behet ne mes te Tiranes kshu imagjino ne qytet e tjera te shqiperise. Ne mes te Vlores mbreme 4 makina u bene cope. Kafshe qe pijne dhe me shpejtesi nuk duan ta dine dhe police qe kane frike.

    Përgjigju
  • liku: 11/11/2021 14:54

    Ka patent motorri ky apo ka marre motorrin pa patent

    Përgjigju
  • portokalli: 11/11/2021 14:30

    ky ne skenen e portokallise e dinte veten? ik mor macok se nuk je per motor ... ti 50kg je me roba te lagura e mbushur xhepat me gure. ri si mut nashi!

    Përgjigju
  • Ilir: 11/11/2021 14:19

    C'JANE KETA SHOFER E TE POSHTER ..KESHTU..PO MARRIN JETE PERDITE...TE KONTROLL OPEN AJTOSHKILLAT SE PO JAPIN PATENTA KOT....

    Përgjigju
  • Bobo: 11/11/2021 13:45

    Po ça do me motor ti ërrëëëë

    Përgjigju
  • Edmond: 11/11/2021 12:59

    Qimiiiiiiii ore macok kalo se bera xingggg hahhaha

    Përgjigju
  • Loran: 11/11/2021 12:01

    Po kshu e peson kur sdi ti japesh , haj se ment per her tjt nari vogel ????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?