KF Tirana

Tjetër 'firo' te Tirana, ylli i mesfushës akord me Vllazninë

1 Qershor, 19:46| Përditesimi: 1 Qershor, 19:48

  • Share

Mesfushori 26-vjeçar i Tiranës, Ardit Deliu duket se nuk ka rënë dakord me bardheblutë për të rinovuar kontratën. Durrsaku është në kërkim të një tjetër ekipi dhe ka nisur bisedimet për të qenë 'regjisori' i ri i Vllaznisë në Shkodër.

Ende asgjë zyrtare, teksa fakt është skadimi i kontratës dy vjeçare që është lidhur mes palëve në 27 gushtin e 2022. Deliu, i cili ka luajtur një duel edhe për Kombëtaren, ra në sy te Laçi nga 2018-2022, për të kaluar më pas te Liepaja në Letoni dhe më pas te Tirana.

Sezonin që sapo u mbyll ai ishte pikë fikse e mesit të fushës, duke zhvilluar në total 39 ndeshje dhe qenë protagonist në 9 gola, me katër shënime dhe pesë asistime. Pas Hoxjallarit, Najdovskit dhe trajnerëve Fagu e Vrapi, Deliu pritet të jetë largimi i radhës.

Ardit Deliu

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?