Stadiumi 'San Siro'

Tjetër nivel në Itali, tifozët e Milanit mbushin stadiumin si askush në Serie A

13 Mars 2023, 17:03
  • Share

Milan dhe Salernitana luajnë sot në 20:45 në "San Siro" për javën e 26-të në Serie A. Përballja e sotme pritet të ketë më shumë se 72 mijë tifozë në stadium, me kuqezinjtë që do kenë një mbështetje si askush tjetër në Serie A, kjo edhe për shkak të kapacitetit të stadiumit.

Në Itali e quajnë "efekti i Champions League", një përgjigje e qartë e tifozëve të Milanit pas kalimit në çerekfinale falë barazimit 0-0 në Londër ndaj Tottenhamit. Milani nuk kishte hyrë në tetë më të mirat e Ligës së Kampionëve që nga viti 2012, viti i humbjes ndaj Barcelonës.

Në momentin vendimtar të sezonit, Milan merr një mbështetje masive nga tifozët. Tanimë numri i biletave të shitura i ka kaluar 72 mijë, me stadiumin që ka kapacitet prej 75.817 ulësesh dhe megjithë tifozët miq impianti do jetë plot.

Milan duket se është skuadra me më shumë tifozë mesatarë për ndeshje në Itali, duke lënë pas emra si Inter, Roma, Napoli apo Juventus.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?