Futbollisti Ardian Ismajli në fushë

Tjetër ‘shuplakë’ për Kombëtaren dhe Panuccin, Ismajli: Te Kosova edhe me U-21

4 Qershor 2018, 18:53| Përditesimi: 4 Qershor 2018, 18:58

  • Share

Sikur të mos mjaftonte humbja e turpshme ndaj Kosovës dhe Ukrainës, një tjetër “shuplakë” vjen për ekipin kombëtar dhe trajnerin Christian Panucci. Ardian Ismajli shihet si një nga talentet shqiptarë më premtues në Europë, teksa me klubin e Hajdukut të Splitit, 21-vjeçari ka treguar se ka potencial të madh.

Kjo ka tërhequr edhe teknikun Panucci që të kërkojë Ismajlin në kombëtaren shqiptare, megjithatë kjo ngelet një dëshirë që i mbetet së shkuarës. Vetë futbollisti ka konfirmuar për “Sporti në KTV”, se ai ka lindur në Kosovë dhe gjithmonë do të mbrojë ngjyrat e Kosovës.

Unë kam lindur në Kosovë, jam nga Kosova dhe gjithmonë do të mbroj ngjyrat ku ka lindur babai dhe familja ime. Debutimi ndaj Shqipërisë ishte jashtëzakonisht i mirë dhe për këtë më duhet të falënderoj trajnerin që më besoi dhe shokët e skuadrës që më motivuan. Fitoren ndaj Shqipërisë e kam pritur, por jo me këtë rezultat dhe dominim. Harmonia në skuadër është shumë e mirë dhe kjo shihet edhe në fushë. Nëse është nevoja për të mbrojtur U-21 e Kosovës, unë shkoj menjëherë edhe atje.

Ardian Ismajli

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?