Edhe nëse ndodh që rinumërimi/rivlersimi/rivotimi në qarqet Berat e Durrës (ku numërimi i votave u mbyll me foto-finish) prodhon 2 mandate parlamentare për LSI-në, tabloja e zgjedhjeve të 25 prillit fare pak ndryshon – PS mbetet me të paktën 72+3 vota në Kuvend, për të krijuar/mbështetur qeverinë.
Në thelb të kësaj tabloje zgjedhore, qendron fakti se LSI-ja pësoi një tkurrrje dramatike më 25 prill – nga 19 mandate parlamentare që kishte, zbriti në 4 mandate (ose 6, nëse bën vaki që t’i shtohet një në Berat e një në Durrës nga rinumërimi/rivlersimi/rivotimi).
Para katër vjetësh, ishte tkurrja dramatike e PD-së dhe sateliteve të saj, që prodhuan një tablo të ngjashme. Nga 57 mandate parlamentare që kishin patur ato më 2013, zbritën në 43 mandate parlamentare. Gjë që i dha mundësi PS-së të kishte 74+4 vota në Kuvend, për të krijuar/mbështetur qeverinë.
Në të dyja këto zgjedhje kyçe për rikonfirmimin e Ramës si kryeministër, PS-ja mori më pak se 49% të votës popullore, por siguroi mbi 55% mbështetje në Kuvend, falë dy gafave strategjike të Lulzim Bashës.
Më 17 maj të 2017-ës, Basha bëri një marrëveshje me Ramën, në të cilën u caktua data e zgjedhjeve më 25 qershor. Ai caktim nuk lejoi krijimin e koalicioneve para-zgjedhore, sepse nuk përmbushej afati për krijimin e tyre, sipas kodit elektoral në fuqi në atë kohë. Objektivi i Ramës ishte që PD-ja dhe satelitet e saj të garonin veçmas LSI-së. Dhe rezultati ishte që, duke qenë të ndara partitë opozitare, nuk arritën të merrnin 71 mandate…
Kur e tërhoqi zvarrë të gjithë opozitën jashtë parlamentit më 20 shkurt 2019, Basha harroi se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet dot pa 2/3 e votave në Kuvend dhe kodi elektoral nuk mund të ndryshohet pa 3/5 e votave. Dhe nëse opozita do të kishte ndëjtur në Kuvend, “inxhinieri elektoral” Gjiknuri nuk do ta kishte qendisur dot ndryshimin e Kushtetutën dhe kodit elektoral, me formulën që nuk lejonte koalicione shumë-listore para-zgjedhore. Sepse para djegjes së mandateve nga opozita, PS-ja nuk kishte as 3/5 e votave në Kuvend.
Dhe si rrjedhojë, më 25 prill 2021, ishte tkurrja dramatike e LSI-së, së veçuar nga PD-ja, që i dha mundësinë PS-së ta sigurojë shumicën e mandateve parlamentare….
O Zaloooo, po vajti haku tek i zoti o trim, pd mori te vetet,PS ata qe ka te vetet dhe dihet qe ka me shume se te gjithe bashke, ndersa per lsi tende; mbaruan blerjet me shumice, kaq e pati. Mjaft me me "apologise", nuk kane vlere.
Përgjigju