Tirana vite më parë

Tmerr dhe panik në kryeqytet: Bombardimi i Tiranës nga aviacioni britanik më 13 tetor 1943

7 Maj 2023, 15:57| Përditesimi: 7 Maj 2023, 16:02

  • Share

Në librat e historisë para dhe pas viteve 90-të pothuajse nuk përmendet aspak tmerri dhe paniku që përjetuan banorët e Tiranës më 13 tetor 1943. Kjo për disa arsye.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë më 13 tetor 1943? Përse nga banorët dhe shtypi i kohës ajo u quajt si kasaphana e Tiranës?

Në shtator të 1943 ushtria italiane kapitulloi. Më 14 shtator, një Komitet Ekzekutiv i Përkohshëm i kryesuar nga Ibrahim Biçaku nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë. Forcat gjermane, shumë shpejt morën nën kontroll territorin shqiptar. Megjithatë, nuk kishte asnjë arsye ushtarake që Tirana të bombardohej në këtë moment. Por në orën 13:15 të 13 tetorit 1943, një skuadrilje avionësh britanikë përshkruan kryeqytetin duke bombarduar dhe mitraluar lagjet kryesore, si Tirana e Re, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, sidomos lagjen rreth aeroportit etj. Bombardimi nuk kurseu as Strehën Vorfnore ku strehoheshin jetimët.

Pas bombardimit kryeqyteti ngjante me një kasaphanë. Të vdekurit dhe të plagosurit shtriheshin në rrugë. Shtëpi që digjeshin, kuaj dhe bagëti të vrarë shihje gjithandej. Ata që shpëtuan vraponin nga paniku. Në fillim dyshohej për 500 viktima. Shtypi i kohës akuzonte britanikët për bombardimin e popullsisë dhe lagjeve civile. Sipas tij, koha e mirë i lejonte atyre të dallonin objektet ushtarake me sy të lirë. Por kjo ishte bërë me qëllim për të krijuar një klimë terrori te banorët dhe për t`i treguar atyre për pasojat që do të kishin nëse nuk konformoheshin me interesat britanike.

Sipas të dhënave paraprake, të botuara në organet e kohës bëhej fjalë për 130 të vrarë dhe 350 të plagosur, të cilët lëngonin në spitalin e Tiranës, qendrat shëndetësore ekzistuese ose të improvizuara aty për aty. Kjo do të skalitej si një nga ditët më të zeza për kombin shqiptar.

Në shtypin e kohës u botuan emrat e viktimave dhe të plagosurve, pjesa dërrmuese e të cilëve ishin fëmijë të të gjitha moshave apo banorë me moshë relativisht të re.

Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm i drejtuar nga Ibrahim Biçaku në mbledhjen e 17 tetorit 1943 vendosi të krijonte një komision të posaçëm, i cili do të merrte masa për mbrojtjen anti-ajrore dhe për popullsinë e dëmtuar prej bombardimeve.

Shoqëri dhe tregtarë të njohur, intelektualë dhe nënpunës të kryeqytetit u angazhuan për mbledhjen e donacioneve për të ndihmuar financiarisht dhe me të gjitha format të prekurit. Një solidaritet i madh u vu re tek të gjith banorët.

Fatkeqsisht, për viktimat në fjalë as pas 1944 dhe as pas 1991, nuk flitet aspak.

Komento

Komente

  • Veli Stafa: 07/05/2023 18:09

    I lumte.autorit te shkrimit,bravo te qofte,une jam.rritur ne rr.e.kavajes im ate me.ka.folur per kete tragjedi aty nga viti 1976 duke me.treguar gropat.e mitralimit nga anglezet qe kane qene.deri vone.ne trotuarin e mesit.Une nga ana ime.ja tregoja shokeve,turp.qe.nuk e.pwrmwnd historija jone histori e.manipuluar.Ajo.13 vjecja me.mbiemer Rusi eshte.motra vollejbollistit Asllan Rusi goca Xhelalit,Mik i babit tim Xhelali ka.qene farmacist.Sa keq qe nuk vendoset nje plake.perkujtimore mos Valle dikujt nuk.i.intereson e verteta ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?