Ish-nënkryetarja e PD, e larguar nga kjo forcë politike nga Lulzim Basha, Jozefina Topalli, i është bashkuar sot Kuvendit të PD, të thirrur nga Sali Berisha. Topalli tha se në një intervistë për Report Tv para Kuvendit është koha për opozitë të vërtetë dhe jo farsë.
“Ne po jetojmë në një moment kritik. Dhe në momente kritike nuk ka gjë më themelore se të jemi të gjithë bashkë. Sot është momenti të jemi të vërtetë me veten, me parimet dhe me ëndrrat e shqiptarëve, që të ketë një opozitë të vërtetë. Ne do ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Kemi thënë atë që kemi besuar. Është rasti për ta bërë edhe një herë. Ndoshta mund të them se edhe pa qenë në krye të PD, edhe pa qenë deputete njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën e tij. Nuk ka nevojë të jesh në karrige për të bërë beteja. Bashkimi duhet bërë në vlera. Nga ata që kërkojnë një opozitë normale dhe jo farsë. Nuk ka dëm më të madh se kjo që i është bërë vendit deri më tani”, tha Topalli.
E pyetur nga gazetarja Danjela Maloku nëse do t’ia jepte votën Sali Berishës për kryetar të PD, Topalli tha se: “Ju e dini që unë kam qenë bashkëpunëtiore për një kohë të gjatë me Berishën dhe në atë periudhë PD qeveriste kur ishte në qeveri dhe bëntë gjëra të mira dhe kur ishte në opozitë bënte opozitë të vërtetë”.
Lajmi kryesor:
'Rithemelimi' mbledh Kuvendin! Berisha rrëzohet teksa merr fjalën! Braktiset nga shumica e deputetëve të PD! Ndryshime statutore, më 22 maj zgjidhet kryetari i ri i partisë! Shkarkohet Alibeaj
K.T.//ReportTv.al