Pas humbjes me Leicester dhe Milanin në Champions League Tottenham është kthyer te fitoret në Premier League, pasi ka mposhtur 2-0 West Ham.
Në Londër sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 56 nga Emerson Royal, ndërsa në vijim do gjente rrugën e rrjetës edhe Son. Kjo fitore e çon Tottenham në vendin e katërt, por ‘spursat’ e Conte-s gjithsesi rrezikojnë të dalin nga zona Champions pasi Neëcastle i vendit të pestë që ka 1 pikë më pak ka gjithashtu një ndeshje më pak.
Përmbledhjen e golave Tottenham-West Ham mund ta ndiqni këtu
Ndërkohë në Bundesligë Dortmund-i vijon me ecurinë pozitive pasi sot shkatërroi 4-1 Hertha-n e Berlinit. Në ‘Sigal Iduna Park’ golat u realizuan nga Adeyemi, Malen, Reus dhe Brandt. Si pasojë e fitores verdhezinjtë shkojnë në kuotën e 43 pikëve, po aq sa Bayern Munchen i vendit të parë, por bavarezët kanë golavarazh më të mirë.
Përmbledhjen e ndeshjes Dortmund-Hertha Berlin mund ta ndiqni këtu