Gjatë ndeshjes Southampton-Tottenham

Tottenham shtanget në transfertë nga Southampton, Atletico-s i mjafton goli i Saul

9 Mars 2019, 18:54| Përditesimi: 9 Mars 2019, 19:00

  • Share

Në “Premier League” Southampton që lufton për mbijetesë i ka shkaktuar një humbje që mund t’i kushtojë shtrenjtë Tottenham-it. Skuadra londineze edhe pse ka kaluar e para në avantazh me Harry Kane, është mposhtur me shifrat 2-1 në transfertë.

‘Spursat’ aktualisht mbajnë vendin e tretë me 3 pikë më shumë se United i vendit të katërt, por duke parë luftën e fortë për zonën “Champions”, kjo disfatë mund të rezultojë përcaktuese në fund.

Në “La Liga” Atletico Madridit i ka mjaftuar goli i Saul për të marrë tre pikët kundër Leganes. Mesfushori i “El Colchoneros” do të gosdiste nga pika e bardhë e penalltisë, por topi në portë do të përfundonte vetëm pas tentativës së dytë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?