Taulant Balla

‘Tradhëtia ka emër’, Balla publikon njoftimin e kryeministrisë në 2010-tën: Berisha u takua me të besuarin e Putin 37 ditë para se të votohej raporti i Dick Marty-t

12 Nëntor 2022, 10:09| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 10:28

  • Share

 

Kryetari i Grupit Parlmentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ka zbuluar se ish kryeministri, Sali Berisha ishte takuar në Tiranë me të besuarin e Putinit, 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Evropës për raportin e Dick Marty-t.

Balla ka publikuar njoftimin zyrtar të kryeministrisë në datën 17 Dhjetor të vitit 2010, ku sipas tij, asokohe Berisha në krye të ekzekutivit, kishte pritur në zyrë, Kontantin Kosachev, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore.

Gjithashtu Balla ka ngritur disa pikëpytje mbi arsyet e Kosachev në Tiranë:

Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute?

Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

TRADHËTIA KA EMËR!

Më 17 Dhjetor 2010, Sali Berisha është takuar në godinën e Kryeministrisë në Tiranë me të besuarin e Vladimir Putinit, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Kontantin Kosachev.

Konstantin Kosachev ishte inicijuesi i mocionit për rezolutë, prej ku më pas u hartua një raport e në fund Rezoluta 1782 (2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

Sali Berisha u takua me Kosachev në Tiranë vetëm 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport rë sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini.

Pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit vetëm një muaj para votimit të Rezolutës?

Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute?

Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?

 

Linku i takimit të Jozefina Topallit me kreu e Dumës ruse Boris Gryzlov

 

‘Tradhëtia ka emër’, Balla publikon njoftimin e kryeministrisë në 2010-tën: Berisha u takua me të besuarin e Putin 37 ditë para se të votohej raporti i Dick Marty-t

Lajmi kryesor:

DOKUMENTI/ 'Thikë pas shpine kombit', Rama: Berisha takoi të besuarin e Putin 1 muaj para votës në KiE kundër Kosovës! Si u gatua 'çorba e rublave'


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?