Pushuesit lënë Shëngjinin, trafik kilometrik nga Rana e Hedhun dhe aksi Balldren-Milot

9 Qershor, 18:27| Përditesimi: 9 Qershor, 19:59

  • Share

Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit, si dhe pjesëmarrësve në festivalin Unum, të muzikës elektronike, ka krijuar trafik të renduar.

Nga Rana e Hedhun dhe përgjatë superstradës Balldren-Milot është krijuar radhë m automjetesh dhe kaos në lëvizje.

Ndërkohë policia rrugore është vendosur në disa pika, duke orientuar drejtuesit e mjeteve që të përdorin dhe rrugët dytësore për të shmangur sadopak trafikun, i cili pritet të jetë prezent gjatë gjithë sezonit të verës, pasi rrugët e ngushta dhe mungesa e rreth rrotullimeve nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • agi: 13/06/2024 09:46

    Turizëm europian infrastruktura e kohes Enverit.Prioritet ka jugu e veriu me forcat e veta.

    Përgjigju
  • Mjeksia: 10/06/2024 08:41

    Cfare surprize? Ironi OFF! Turizem, turizem, turizem, duhet zgjedhje ky problem nuk erdhi sot vitet e fundit krenohen per rritjen e turizmit por gjendjen e trafikut te rende nuk e zgjedhin. Do te kete pasoja per te ardhmen pasi turistet do te largohen sic erdhen. Plane mbi plane ndertimi i infrastruktures eshte urgjent sidomos ne drejtimin nga veriu ngaqe shumica e turisteve vijne nga kjo ane evropiane.

    Përgjigju
  • Bello: 09/06/2024 23:43

    Lobojm per turizem dhe skemi infrastrukture. Prit se skeni pare gje akoma total kaos do jet kjo vere.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?