Kokaina e sekuestruar

Bota

Trafikohej nga Shqipëria e Holanda, sekuestrohet hashash e kokainë me vlerë 5 mln euro në Itali

16 Nëntor 2021, 14:16| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 14:19

  • Share

Dymbëdhjetë persona u arrestuan nga karabinierët e Katanias si pjesë e një operacioni antidrogë. Policia sekuestroi kokainë dhe hashash, e cila nëse hidhej në treg do kushtonte 5 milion euro.

3 prej tyre u arrestuan në flagrancë tre persona që po trafikonin hashash brenda kutive të një prodhuesi të njohur makaronash, ku në total u gjetën 242 kg hashash i fshehur.

Grupi, sipas aktakuzës, shiste hashash, kokainë dhe marihuanë në Katania, Sirakuzë dhe Maltë. Droga importohej me sasi të mëdha të të gjitha llojeve nga Shqipëria, Holanda, Kalabria dhe Pulia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?