Municionet luftarake që iu sekuestruan 50-Vjeçarit

Kronikë

Trafikonte municione luftarake, arrestohet shkodrani në Durrës! Iu gjetën në çantë eksploziv C4, 2 granata dore e 490 fishekë luftarak

13 Korrik 2021, 10:41| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 09:36

  • Share

Një 28-vjeçar, i akuzuar për trafik të municioneve luftarake, ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Durrës.

Mësohet se në pranga ka rënë Samed Lisaj, nga Shkodra, i cili u kap në një taksi, në lagjen nr. 17, ndërsa në çantë iu gjetën 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarak.

28-vjeçari akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

"Si rezultat i kontrolleve të befasishme, në Durrës është vënë në pranga një shtetas që trafikonte municion luftarak, një tjetër për një sërë vjedhjesh në banesa e lokale, ndërsa në Krujë është kapur një person në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohen lëndë eksplozive C4, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar me kontrolle të befasishme me pika të lëzishme kontrolli, me afate kohore të ndryshme. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer shtetasi M. S., kanë gjetur në çantën e tij, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, shtetasi M. S., 55 vjeç, banues në Shkodër", njofton Policia.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?