Momente nga ndeshja Olympiakos-Milan

Tragjedi greke, Milani jashtë Europa League, ja 32 të kualifikuarat

14 Dhjetor 2018, 10:27| Përditesimi: 14 Dhjetor 2018, 10:32

  • Share

Tragjedi greke për Milanin që në ndeshjen e fundit në grupin F eliminohet nga Europa League. Në Athinë kuqezinjtë e Gattuso-s humbasin 3-1 ndaj Olympiacos dhe dalin jashtë Europa League ndërsa grekët vijojnë më tej falë diferencës së golave. Çdo gjë ndodh në pjesën e dytë me grekët që marrin avantazhin 2-0 për dhjetë minuta falë golave të Cisse dhe autogolit të Zapatas.

Megjithatë vetëm dy minuta më vonë në të 72-tën mbrojtësi kolumbian shënon dhe Milani ngushton diferencën. Goli që do të dënonte skuadrën italiane vjen në minutën e 81-të me penallti nga Fortounis pas një faulli të dyshimtë të Abates ndaj Torosidis. Olympiacos thyen Milanin 3-1 duke siguruar kualifikimin me stadium Karaiskaki që shpërthen në festë. Higuain dhe trajneri Gattuso janë nën akuzë megjithatë gishti drejtohet edhe nga gjyqtari i takimit.

Arsenali mposhti 1-0 Qarabag duke e mbyllur grupin E me 16 pikë në vend të parë. Golin e ka shënuar Lacazette në pjesën e parë. Chelsea barazoi 2-2 me MOL Vidi dhe u kualifikua si e para e grupit L. Mbrëmë biletën për në fazën e 1/16 e siguruan edhe 11 ekipet e fundit mes të cilave Sevilla dhe Villareal.

Së bashku me 8 ekipet e zbritura nga Champions League janë mësuar edhe 32 skuadrat që do të luftojnë për trofeun e Europa League. Në shortin e së hënës ekipet më të forta të vazos së parë mes të cilave Inter, Napoli, Arsenal e Chelsea rrezik nga vazo e dytë kanë ekipet turke Galatasaray, Fenerbahce dhe Shakhtar Donetsk.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?