Djali 10-vjeçar dhe babai i tij vrasës

Kronikë
Bota

Tragjedi në Itali/ Babai ther me thikë djalin 10-vjeçar për tu hakmarrë me nënën e tij shqiptare! Mattias i hapi derën e shtëpisë për të fundit herë

17 Nëntor 2021, 10:59| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 13:20

  • Share

Një krim i tmerrshëm është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali. Një fëmijë 10-vjeçar është qëlluar me thikë nga babai i tij, vetëm që të hakmerrej ndaj nënës së tij, e cila kishte marrë një urdhër mbrojtjeje.

Tragjedia ndodhi në lagjen Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos në Itali. Një burrë 44 vjeç polak, pa punë, i ka prerë fytin djalit të tij me një thikë guzhine. Djali i mitur jetonte vetëm më nënë e tij pasi një gjykatë kishte vendosur urdhrin e ndalimit për 44-vjeçarin. Mirko Tonkov, versioni mashkull i Medeas, e cila në mitologjinë greke vrau fëmijët e saj vetëm për t'i bërë keq burrit të saj, tentoi më pas të vriste veten.

Policia e ka gjetur pranë trupit të djalit të tij në një gjendje shumë të rëndë psikologjike. Matias jetonte me nënën e tij shqiptare, një grua e cila me sakrifica të mëdha ia dilte që dalit të saj të mos i mungonte asgjë. Shpesh është gjendur përballë dhunës së bashkëshortit, i cili në ditët më të shumta ishte i pirë.

Dhe pikërisht për këtë arsye Gjykata e Viterbo vendosi të pranojë thirrjen për ndihmë të saj. Për fati për Mariola Rapaj 35-vjeçare duket se paska qenë edhe më i zi.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?