Bota

Tragjedia e brigjeve ujore mes Francës dhe Britanisë së madhe, lidhja e sfondit politik me çështjen e emigrantëve

26 Nëntor 2021, 05:37| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 14:23

  • Share

Në Francë, në Bruksel dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur shprehje keqardhjeje dhe pikëllimi për humbjen e jetëve në kanalin britanik. Megjithatë, në të njëjtën kohë, politika është e ndërthurur në debatin e migracionit dhe azilit.

Fillimisht, prizmi i politikës së brendshme.

Boris Johnson premtoi të "marrë përsëri kontrollin" e kufijve të Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit, por fluksi i mbërritjeve me gomone nëpër kanal nuk u përkon saktësisht kufijve të papërshkueshëm nga uji. Dhe BE-ja është e prirur të vërë në dukje se marrëveshja "e dobët" e Brexit-it që donte Johnson, duke e mbajtur Brukselin shumë afër, nuk lejonte një marrëveshje migracioni që mund të kishte qenë e dobishme tani .

Sa i përket Emmanuel Macron-it, ai po shkon në një zgjedhje presidenciale të kontestuar ashpër në Francë. Nën presionin nga e djathta politike dhe e djathta ekstreme, ai dëshiron të shihet si një nacionalist i ndërgjegjshëm për sigurinë. Kjo është arsyeja pse ai përmendi "sovranitetin kombëtar" kur refuzoi edhe një herë ofertën britanike për patrullime të përbashkëta në plazhet dhe ujërat franceze. Qeveria e tij ngulmon se Mbretëria e Bashkuar duhet të kuptojë argumentin e sovranitetit në dritën e votës së saj për Brexit.

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel mundohet të negociojë duke thnë se planifikon të dërgojë zyrtarë dhe oficerë të zbatimit të ligjit në Paris të premten për të intensifikuar bashkëpunimin e përbashkët dhe shkëmbimin e inteligjencës. Por për të punuar krah për krah duhet durim e besim dhe, tani për tani, marrëdhëniet MB-Francë janë të ftohta dhe në ‘hoje’ tensionesh.

Franca u etiketua si ‘polic i keq’ nga Britania e Madhe gjatë negociatave shpesh të vështira të Brexit me BE-në. Pas Brexit, të dy palët janë në mosmarrëveshje për një numër të vogël lejesh peshkimi, Franca akuzon Mbretërinë e Bashkuar për frenim (Britania e Bashkuar e mohon akuzën). Dhe ka një mungesë komunikimi deri diku edhe një ego të tepruar mes të dyve lidhur me zbatimin e Protokollit të Irlandës së Veriut, të nënshkruar nga BE dhe MB si pjesë e marrëveshjes së shkëputjes së Brexit për të ruajtur paqen dhe për të shmangur një kufi të vështirë doganor në ishullin e Irlandës.

Duke i shtuar këtyre tensioneve, Franca është ende ‘e zhgënjyer’ nga marrëveshja e fundit e sigurisë midis Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Australisë, të cilën e mori vesh vetëm në momentin e fundit gjë që i kushtoi Parisit një kontratë fitimprurëse për nëndetëset.

Lufta kundër kontrabandës me njerëz dhe frenimi i të dëshpëruarve nga rrezikimi i jetës së tyre në det bëhet edhe më i ndërlikuar, kur jeni vëzhgues të jashtëm.

Presidenti Macron e sheh dilemën e kalimit të Kanalit si një sfidë pan-evropiane ( e bashkësisë evropiane), po aq sa një çështje dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?