Tragjedia e Gërdecit, Fatmir Mediu do ketë gjykim të zakonshëm! Kërkon 90 dëshmitarë, mes tyre zyrtarë të SHBA e gjeneralë të NATO-s, ish kreun e SHIK e ish sekretarin e Berishës

8 Shtator 2023, 11:09| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 20:10

  • Share

Gjykata e Posaçme pranoi sot (8 shtator 2023) kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për gjykim të zakonshëm në procesin për tragjedinë e Gërdecit, duke u tërhequr nga vendimi i marrë më parë për gjykim të shkurtuar. Vendimi erdhi pasi ish-zyrtari i akuzuar për 'shpërdorim detyre', në datën 18 korrik tërhoqi kërkesën e bërë më parë për gjykim të shkurtuar.

Më 22 shtator gjykata do ta rifillojë procesin nga e para ku pritet të lexohet kërkesa për gjykim e prokurorisë e më pas, do të dëgjohen avokatët për përballjen gjyqësore me prokurorinë për çdo faqe të dosjes.

Vendimi i gjykatës për proces të zakonshëm u prit mirë nga avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit.

"Jemi dakord, gjykimi i zakonshëm shërben për sqarimin e pozicionit të gjithësecilit, përfshirë edhe zyrtarin më të lartë, që ka qenë ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Por procesi në këtë mënyrë do të zgjasë, janë mbi 24 mijë faqe materiale" tha avokati Daniel Matlija 

Më herët ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu paraqiti në Gjykatën e Posaçme një listë prej 90 dëshmitarësh të cilët kërkon të merren në pyetje. Lista nis me ish.zv.sekretarin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes Gordon England, dhe vijon me ish-ministra të mbrojtjes në Gjermani e Itali, ish-zyrtarë të NATO-s në Tiranë, ish-ministra të mbrojtjes në qeverinë shqiptare, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ushtrisë.

Pyetjen e këtyre personave mbrojtesit e Mediut e argumentojne me faktin se deshmitaret mund të shpjegojnë nevojën e demontimit të municioneve dhe reformimin e forcave të armatosura. Përfaqësuesi i familjeve të viktimave të Gërdecit, tha se disa nga emrat në listë duket sikur po thirren për të shpjeguar pse nevojitej demontimi, në një kohë që gjyqi ka objekt pasojat e këtij procesi.

"Gjyqi nuk është për demontimin, por për mënyrën si është bërë ai"

Avokatët e Mediut kërkojnë ripyetjen e ekspertëve të ngarkuar nga prokuroria në fazën e hetimit me kryerjen e eksperimentit për përcaktimin e shkakut të shpërthimit në repartin e demontimit të municioneve në gërdec më 15 mars 2008. Më tej ata sugjerojnë përsëritjen e një eksperimenti të dytë mbi shkakun e ngjarjes. Një tjetër provë e kërkuar nga avokatët në faqen 19 të memos së tyre, është edhe kqyrja e regjistrimeve televizive të një dite para ngjarjes duke pretenduar se ka pasur sinjalizime për shqetësime për sigurinë e repartit të Gërdecit.

Avokatët aludojnë se regjistrimet filmike të momentit të shpërthimit ditën e ngjarjes, janë shkak për të verifikuar edhe versionin e një ngjarje të paramenduar. Pas rihapjes së hetimeve, SPAK e dërgoi dosjen ndaj Mediut në gjykatë në shkurt të vitit 2023 për akuzat shpërdorim detyre të kryer si ministër dhe në bashkëpunim me ushtarakët.

Pse akuzohet Mediu?
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Pjese e listes me 90 deshmitare

Myqerem TAFAJ, ish-Sekretar i Pergjithshëm i Këshillit të Ministrave, i cili ka koordinuar proceset ndërmjet ministrive për vendimmarrje të qeverisë, përfshi edhe VKM 138/2007 për demontimin.

Bahri SHAQIRI, ish- Drejtori SHIK, i cili ka pasur detyrë për ndjekjen e veprimtarive që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. SHAQIRI thirret të dëshmojë për informacione apo akte të mundshme në Gërdec të deklaruara prej tij pranë Këshillit të Sigurisë në mbledhjen e datës 21.03.2008.

Ahmet PREMÇI, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në periudhën e ngjarjes së Gërdecit, i cili thirret të dëshojë për informacione dhe rezultate hetimi lidhur me veprimtari kriminale në Gërdec.

Sajmir KODRA, ish-Ispektor i Përgjithshëm pranë Kryeministrit për Shërbimin Informativ Kombëtar në kohën e ngjarjes, i cili ka pasur detyrën e vlerësimit të informacioneve të ardhura nga qëndra operacionale e FA dhe nga Shërbimi Informativ Kombëtar.

Gëzim MUSABELLIU, ish-deputet i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim- municionit dhe ka qenë pjesëmarrës në seancën dëgjimore me Ministrinë e Mbrojtjes, Shefin e Shtabit dhe përfaqësuesin e ekipit amerikan të CUBIC.

Leonard DEMI, ish-deputet, kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, i cili ka realizuar kontrollin e situatës së depove të armatim- municionit.

Pandeli MAJKO, ish-Ministër i Mbrojtjes, i cili ka miratuar dokumentat kryesore të sigurisë, urdhërat për menaxhimin e municionit të tepërt dhe shkatërrimin e tyre, si dhe kontratën me kompanitë private të financuara nga donatorët për demontimin.

Besnik MUSTAFAJ, ish-Ministër i Jashtëm në periudhën 2005- 2007, i cili ka qënë i ngarkuar për koordinimin e Komisionit Ndërministror të Integrimit në NATO, në përgatitjen dhe implementimin e detyrimeve të MAP (plani i detyrimit për anëtarësimin), si dhe negociatori kryesor në Këshillin e Atlantikut në Bruksel..

Ridvan BODE, ish- Ministër i Financave për periudhën 2005-2013, pjesë e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.138/2007 për demontimin e municioneve të tepërta, si dhe miratimin e vlerësimin e buxhetit të mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO.

Aldo BUMÇI, ish- Ministër i Drejtësisë në kohën e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për VKM nr.138/2007 për demontimin e municioneve.

Mimi KODHELI, ish-Ministre e Mbrojtjes për periudhën 2013- 2017, periudhë në të cilën ka vazhduar procesi i demontimit, proces për të cilin ka vazhduar bashkëpunimin me NATO-n në të njëjtin kuadër veprues; do të pyetet lidhur me kuadrin ligjor të zbatuar dhe mbi raportet me Z.MEDIU, edhe si përfaqësuese e Kuvendit në cilësinë e Zv.Presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Besnik BARAJ, Ish zëvendës Ministër i Mbrojtjes, të cilit i janë deleguar kompetenca fuqiplotë në nënshkrimin e marrëveshjeve me partnerët për kryerjen e demontimit.

Gjeneral Major Vito DI VENTURA, ish-Komandant i Shtabit të NATO-s për Tiranën për periudhën 2005-2006. Z.VENTURA ftohet të dëshmojë në Gjykatë rreth bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes gjatë kohës së drejtimit të NATO-s në Tiranë, në kuadër të plotësimit të detyrimeve për anëtarësi në NATO; plotësimet e detyrimeve të MAP dhe PARP, raportet civilo-ushtarake; municionet dhe armatimet e tepërta, si dhe angazhimin e NHQ Tiranë në koordinimin me përfaqësi diplomatike të vendeve anëtare të NATO-s në Tiranë, për të mbështetur FA në demontimin e municioneve të tepërta.

Gjeneral Brigade Georgios MOUROUTSOS, Gjeneral Brigade, ish- Komandant i Shtabit të NATO-s për Tiranën për periudhën 2006- 2007.

Z.MOUROUTSOS ftohet të dëshmojë në Gjykatë rreth bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes gjatë kohës së drejtimit të NATO-s në Tiranë në kuadër të plotësimit të detyrimeve për anëtarësi në NATO; plotësimin e detyrimeve të MAP dhe PARP edhe në fushën logjistike, municionet e tepërta, raportotet civilo-ushtarake; municionet dhe aramatimet e tepërta, si dhe koordinimin me përfaqësi diplomatike të vendeve anëtare të NATO-s në Tiranë, për të mbështetur FA në demontimin e municioneve të tepërta.

Kolonel Louis L. BOROS dhe Z.Gregory CANNATA, drejtues të ekipit CUBIC, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për reformat dhe modernizimin e FA nga viti 2006 deri në 2013

Z.BOROS dhe Z. CANNATA thirren të dëshmojnë për vlerësimin e situatës të depove të armatim municionit dhe propozimet që ata kanë bërë me Shtabin e Përgjithshëm dhe me Zyrën e Kryeministrit, takimin më 28.02.2008 me Shtabin e Përgjithshëm për cështjen e demontimit; marrëdhëniet me Ministrin MEDIU dhe me Shtabin e Përgjithshëm; takimin me Kryeministrin dhe Ministrin MEDIU më 14 Mars (1 ditë para shpërthimit) për situatën e armatim municionit, si dhe praktikat e demontimit mbas ngjarjes së Gërdecit.

Gjeneral Major Buzz KIEVENAAR, ish-Drejtues i ekipit SAIC, i zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nga viti 2001 deri në 2006 për modernizimin e FA.

Z. KIEVENAAR ftohet të dëshmojë për vlerësimin e situatës së armatimeve dhe municioneve të bërë në vitin 2001 nga DOD(Departamenti i Mbrojtjes) me kompaninë SAIC të cilën ai drejtonte, hartimin e strategjisë ushtarake; ligjin për pushtetet dhe autoritet në FA dhe përgjegjësinë civile dhe ushtarake.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament.  

Ora 12:18
Tragjedia e Gërdecit, GJKKO pranon kërkesën e Mediut për gjykim të zakonshëm

 

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Fatmir Mediut, për t’u gjykuar normalisht dhe jo me gjykim të shkurtuar. Në seancën e sotme, mbrojtja e Mediut kërkoi gjithashtu që të thirren edhe 90 dëshmitarë për tragjedinë e Gërdecit. Seanca e radhës do të mbahet më 22 shtator.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/09/2023 01:36

    Perse ishte i nevojshem demontimi?!-Qe te mbushte xhepat e te merrte pjesen e luanit /Simba/ i Berishes-Shkelzeni e t'ju hidhte nga nje kocke ketyre hienave,Mediu,Delijorgji,Pinari e Minxholli e ca vulturave te tjera qe nuhasnin eren e dollarit ne Gerdec! Mendoj qe avokatet po bejne nje loje te poshter,mundet qe demontimi mund te jete kerkuar nga NATO e U.S.A,por te behej nga specialistet e shtetit,per llogari te shtetit e ne perfitim te shtetit,jo te behej nga 40 hajdute me qellim qe fitimet te shkonin ne xhepin e Ali Babes-dora vete-Shkelzen Berishes,i biri Sali Berishes!

    Përgjigju
  • Liku: 08/09/2023 16:51

    Ik ore trap evgjit jep llogari per 26 te vraret dhe qindra te plagosur

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 08/09/2023 15:28

    Ky krimineli medihoxha eshte duke bere nje lloj presioni ndaj drejtesise dhe po ben bllofin e radhes me avokatet e t8j perbindsha.

    Përgjigju
  • SPAKU: 08/09/2023 14:59

    90 deshmitare nuk kane herojte e UCK ne Hage, ky jevgu na kerkon deshmitare gjeneralet Amerikane

    Përgjigju
  • karma: 08/09/2023 14:02

    merrni berishen djalin e tij sypeshkaqenin i kudo ndodhur per bisnese ne kurriz te popullit e vendit . keta shoshunja njehere e pergjithmone drejt qelise per zullumet qe kane bere ne kurriz te vendit e popullit

    Përgjigju
  • Loni: 08/09/2023 13:37

    A ka Kryetar Bashkie QYTETI i MREKULLUESHÉM i VLORÉS ?????????????????????????¿????????? ASNJÉ KOSH PLEHRASH né gjithé QYTETIN e VLORÈS !!!!!! LUNGOMARIA e LESHIT 3 KM , PA ASNJÉ KOSH PLEHRASH !!!!!! ZERO ZERO ZERO ZERO ZERO KOSH PLEHRASH !!!!!!!! NÉ qendèr té QYTETIT ASNJÉ KOSH PLEHRASH !!!!!! ZERO ZERO ZERO ZERO !!! JU béj thirrje QYTETARÉVE tè VLORÈS PATRIOTIKE qè tè marrin THASÈT me PLEHRA dhe ti SHKARKOJNÉ tek dera e BASHKISÉ sé HAJDUTÉVE té VLORÈS !!! Deri dje thoshnin qè Dritan Leli ishte arsyeja , por sot qé DRITAN LELI i NDERUAR ka 6 MUAJ qè ka ikur nga BASHKIA e VLORÈS !!!kush e ka FAJIN ???????????? Dredhé moj Dredhè HAJDUTI , PASTRO VLORÈN dhe VÈR KOSHAT e PLEHRAVE , se le KOKRRÉN e NAMIT , O DITÉ ZI , qé ke qené edhe AMBASADOR LESHI né vendet e LINDJES MESME , qè NUK SHIKON njé bisht Cigare nè RRUGÈ !!! DREDHÈ HAJDUTI pèr çfaré je ZGJEDHUR Kryetar Bashkie i VLORÈS ?????????? PÈR Vjedhje , GRABITJE dhe PLAÇKITJE me TENDERA , KONÇENSIONE MAFIOZE dhe PPP KRIMINALE ????? !!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Gripi: 08/09/2023 13:07

    Me thuaj emrat e banoreve te tokios. Keshtu i bije te themi per kete rast. Turp i drejtesise qe ka frike te denoj si e meriton kunatin e Celibashit te zgjedhjeve dhe krahun politik bandave te Fierit, Beratit dhe Durresit. Gerdeci nuk do kete kurre drejtesi.

    Përgjigju
  • Fshati: 08/09/2023 12:15

    Drejtesia shqiptare nuk arrin te marre deshmine e Sali Berishes dhe ti pa dashke deshmine e gjenerale amerikane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?