Tragjedia e Gërdecit/ Mediu tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar, avokatët: Kemi prova të tjera, duhet ekspertizë për shpërthimin! GJKKO shtyn seancën për në shtator

18 Korrik 2023, 14:05| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 22:48

  • Share

Gjykata e Posaçme zhvilloi seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në dosjen e tragjedisë së Gërdecit.

Avokatët e Fatmir Mediut janë tërhequr nga gjykimi i shkurtuar dhe kanë kërkuar gjykim të zakonshëm me pretendimin se do të sjellin prova të reja. Sips tyre, qëndrimet e Prokurorisë dhe Gjykatëse nuk kanë qenë të favorshme për gjykimin e ish ministrit dhe si rrjedhojë avokatët nuk kanë sigurinë se për Mediun do të ketë një gjykim të ndershëm e të drejtë.

Nga ana tjetër, Mbrojtja argumenton se pretendon marrjen e provave të reja, dëshmi, dokumentarë e pamje filmike të cilat i shohin si të domosdoshme për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Sipas tyre, ky ‘rifreskim’ pasi gjendja e akteve të Prokurorisë daton më 2009, gjë që sjell një realitet tjetër.

Mbrojtja thonë se do të kërkohet një ekspertizë e re për shkakun e shpërthimit të tij. Gjykata nuk u shpreh për gjykimin e shkurtuar ndërsa shtyn seancën për Mediun më 8 shtator me qëllim dhënien kohë Mbrojtjes për të paraqitur në mënyrë më të detajuar se çfarë mund të provojnë provat.

Mbrojtja kishte tre argumente:

  • 1 pyetja të paktën tre subjekteve që jetojnë në vende të ndryshme (shba, britani, itali).
  • 2. Pyetja e personave që kanë qenë të pandehur për ngjarjen
  • 3. Ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit (gjetjen e shkaqeve të shpërthimit nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm si dhe në ç ‘rrethana ka ndodhur regjistrimi i pamjeve filmike në kohë reale të ngjarjes)

Mbrojtjes së Mediut iu rrëzua kërkesa fillestare për shtyrje të seancës deri në një vendim të Gjykatës së Lartë, mbi rekursin e familjarëve të vendimeve të mëparshme të gjykatave të shkallës së parë dhe të Apelit. Përfaqësuesi ligjorë i familjarëve tha se ata janë tërhequr nga rekursi dhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ndikon në procesin ndaj Mediut, pasi është vetëm procedurë.

Togat e zeza pas arsyetimit të përfaqësuesve të familjeve dhe të organit të akuzës, që ishte po ashtu kundër kërkesës së avokatëve të Mediut, e rrëzoi këtë të fundit.

Procesi është shtyrë vazhdimisht, përfshirë edhe në seancën e parafundit, për shkak se gjykata kërkoi përsëritjen e prokurave që legjitimonin familjarët e viktimave që kanë kërkuar të jenë pjesë e procesit.

Një seancë më parë, avokati Dorian Matlija paraqiti dokumente përfaqësimi për 6 prej tyre, por gjykata kërkoi sqarim për mënyrën e përfaqësimit të të dëmtuarve të tjerë, të cilët në total janë 290 persona. Rihapja e dosjes “Gërdeci” nga SPAK u finalizua me dërgimin në gjyq të ish-ministrit Mediu në shkurt të këtij viti. Ish-zyrtari i lartë akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me ushtarakët.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”.

Reportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarja Keti Banushi.

Ora 15:51
Tragjedia e Gërdecit/ Gjyqi për Mediu, avokatët: Kërkojmë gjykim të zakonshëm, do sjellim prova të tjera! Shpërthimi s’ka qenë aksidental

1687435759_spakgerdeci.jpeg

Avokatët e Mediut kanë kërkuar që të hiqet dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe të zhvillohet gjykim i zakonshëm pasi duan të sjellin prova trë reja për këtë çështje.

Avokatët thonë se do të kërkohet një ekspertizë e rë për shkakun e shpërthimit të tij.

Mbrojtja kishte tre argumente: 

  • 1 pyetja të paktën tre subjekteve që jetojnë në vende të ndryshme (shba, britani, itali).
  • 2. Pyetja e personave që kanë qenë të pandehur për ngjarjen
  • 3. Ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit (gjetjen e shkaqeve të shpërthimit nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm si dhe në ç'rrethana ka ndodhir regjistrimi i pamjeve filmike në kohë reale të ngjarjes)

Mbrojtjes iu rrëzua kërkesa fillestare për shtyrje të seancës deri në një vendim të Gjykatës së Lartë, mbi rekursin e familjarëve të vendimeve të mëparshme të gjykatave të shkallës së parë dhe të Apelit. Përfaqësuesi ligjorë i familjarëve tha se ata janë tërhequr nga rekursi dhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ndikon në procesin ndaj Mediut, pasi është vetëm procedurë. Togat e zeza pas arsyetimit të përfaqësuesve të familjeve dhe të organit të akuzës, që ishte po ashtu kundër kërkesës së avokatëve të Mediut, e rrëzoi këtë të fundit. Aktualisht gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për të vendosur nëse do pranohet kërkesa e avokatëve të Mediut, të cilët hoqën dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe kërkuan proces të zakonshëm. Nëse togat e zeza vendosin pranimin e kërkesës, seanca shtyhet për ti hapur rrugë procesit të zakonshëm, në të kundërt, Prokuroria e Posaçme do të lexojë pretencën.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/07/2023 23:24

    Terhiqet Mediu nga gjykimi i shkurtuar-/bileta e arte/ per te gjithe kriminelet ne Shqiperi?! Duket qe e paska nuhatur qe do te denohet lehte,per te mos thene do te dale i pafajshem,nuk ja vlen te prishe imazhin per kaq.

    Përgjigju
  • Denisa: 18/07/2023 16:55

    Ish-ministri Mehdiu nuk ka te beje nese shperthimi i Gerdecit ishte aksidental apo i qellimshem, por me lejimin e cmontimit te fishekeve ne nje vend pa asnje mbrojtje profesionale.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 18/07/2023 16:40

    FMedihoxha e ka rrugen te hapur per t'i lene fotografine SPAK-ut si dhalla/llalla,mertiri-zoto apo ish zv.kryeministri....prandaj shqiptaret presin kot te behet drejtesi....kunati tij ne KQZ eshte mburoja e sigurt per FMedihoxhen.

    Përgjigju
  • Kistra: 18/07/2023 16:16

    Nje sugjerim kam per ish zyrtaret apo zyrtaret aktual qe mendojne se nje dite mund te kene pune me drejtesine. Te aderojne ne partite e Likes e Doktorit dhe menjehere fitojne imunitet. Keshtu SPAK-u e merr mesazhin, dhe asgje nuk ndodhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?