Programacion

E Hënë
10
Janar
E Martë
11
Janar
E Mërkurë
12
Janar
E Enjte
13
Janar
E Premte
14
Janar
E Shtunë
15
Janar
E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
Kosova & Rajoni

Tragjedia me 45 viktima në Bullgari, ekspertiza: Shkak i aksidentit s' ka qenë shpejtësia! Ende 'mister' djegia e autobusit brenda 10 minutave

30 Nëntor 2021, 16:30| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 19:19

Shkak i aksidentit tragjik në Bullgari që i mori jetën 45 shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut duket se nuk ka qenë shpejtësia me të cilin po lëvizte autobusi, ndërsa probleme janë konstatuar me aksin rrugor ku u regjistrua ngjarja. Ministrja për Zhvillim Rajonal në Bullgari, Violeta Komitova sot njoftoi rezultatet nga ekspertiza në rrugën Dragiçevo – Dikanja e Poshtme ku u regjistrua aksidenti. Në këtë aks rrugor shpejtësia maksimale e lejuar ishte me 120 km/orë, edhe pse sipas ekspertizës, projekti për këtë aks rrugorë nuk ka qenë për autostradë. Deri në vitin 2013 shpejtësia maksimale e lejuar ishte 90 km/orë dhe më pas u çua në 120 km/orë, por e vetmja gjë që ndryshoi në rrugë ishin tabelat sinjalizuese. Sipas arkitektit Vllado Kalinov, rruga nuk ishte e përshtatshme për të lëvizur me këtë shpejtësi.

 “Ajo që na shqetëson është se në vetë projekt, kthesat e rrugës janë pak mbi 4%, që do të thotë se shpejtësia maksimale duhet të jetë 90 km/h. Me shpejtësi më të madhe veturat kthehen majtas dhe në rastin e aksidentit, autobusi shkoi djathtas, gjë që është parakusht për të supozuar se autobusi ka lëvizur me shpejtësi të ulët”, tha arkitekti Vlado Kalinov.

Sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Bullgari, barrierat anësore të autostradës janë të vjetra dhe nuk i plotësojnë normat e sigurisë aktuale në trafikun rrugor.

“Parmakët anësore të autostradës që goditi autobusi janë të vjetra sipas standardit të 2002-ës dhe nuk i plotëson normat e sigurisë aktuale në trafikun rrugor”, tha Ivan Shishkov, Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas Ministres së Zhvill Rajonal dhe Punëve Publike Sipas, Violeta Komitova, viktimat u shkaktuan nga zjarri dhe jo nga përplasja, ndërsa ende nuk ka një përgjigje sesi autobusi mori flakë dhe u dogj brenda 10 minutave.

“Përplasja nuk ka qenë me shpejtësi të madhe, por ka rënë zjarr. Kemi një ngjarje shumë të çuditshme – zjarri, që mendoj se është shkaku kryesor i viktimave. Nuk kemi shpjegim se si saktësisht është djegur ky autobus. Ajo që mund të bëjë Ministria jonë si masa afatshkurtra është zëvendësimi i sinjalistikës rrugore dhe zvogëlimi i shpejtësisë maksimale nga 120km/h sa ishte në 90 km/h sipas projektit fillestar të 2002”, deklaroi Violeta Komitova, Ministre e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike.

Ky raport i është dorëzuar Prokurorisë Publike në Bullgari, të cilët janë në pritje edhe të ekspertizave të tjera teknike mbi autobusin. Sipas dëshmive të dhëna në prokurori, autobusi, nga goditja në trafikndarësen e autostradës në cepin e parë djathtas ka shkaktuar një ndezje zjarri, duke u djegur i gjithë autobusi brenda 10 minutash, ku si pasojë humbën jetën 45 personave, më mesin e tyre 12 fëmijë. Prokuroria, përveç faktorit njeri po heton edhe shkaqet e lëndëve të dyshimta ndezëse në autobus që mund të kenë shndërruar aksidentin në tragjedi. Aksidenti i rëndë u regjistrua më 23 nëntor, teksa autobusi po kthehej pas një udhëtimi në Stamboll.

J.SH.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qëndrimi i Metës për dhunën në PD më 8 janar mendoni se ishte: