Pamje nga aksidenti

Tragjike në Greqi, 22-vjeçarja shqiptare ndalon të ndihmojë të aksidentuarin, kamioni e përplas për vdekje

24 Janar 2022, 07:52| Përditesimi: 24 Janar 2022, 08:00

  • Share

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën nacionale Patras – Athinë në Greqi, ku ka humbur jetën një vajzë me origjinë shqiptare. Sipas mediave greke e reja u përplas për vdekje nga një kamion i cili e mori zvarrë.

Por rrethanat e aksidentit kanë qenë edhe më tragjike! 22-vjeçarja kishte ndaluar për të ndihmuar të plagosurit, pasi dy automjete ishin përplasur në rrugë. Por teksa zbriti nga makina për të shkuar të shikonte çfarë kishte ndodhur, vajza e re u tërhoq zvarrë nga një kamion duke i shkaktuar vdekjen tragjike.

Në vendngjarje shkoi menjëherë policia dhe ambulanca, por fatkeqësisht ishte shumë vonë. Për shkak të aksidentit tragjik, autostrada u bllokua për disa orë, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.

Pamje nga aksidenti

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?