Trahana në furrë nga zonja Albana

16 Shtator, 10:59| Përditesimi: 16 Shtator, 11:00

  • Share

Trahana në furrë

Përbërësit:

  • 4 lgj trahana
  • 1 kokërr qepë
  • 4 lgj gjalpë
  • 1 ls salcë e koncentruar
  • 100 gr djathë i bardhë
  • Bukë e thekur
  • Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Trahananë e zbusim në ujë, ndërkohë kaurdisim qepën mirë duke i shtuar pak ujë dhe pak kripë. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë salcën. Ndërkohë vendosim bukën të theket të prerë në copëza. Lëmë trahananë të mpikset, rregullojmë shijen dhe shtojmë bukën e thekur brenda. Tresim gjalpin me pak piper të kuq, e shtojmë në tavë dhe e spërkasim me djathë të bardhë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?