Trajneri i Kosovës, zvicerani Bernard Challandes

Trajneri Bernard Challandes: Ejani te Kosova dhe jo te Shqipëria!

28 Maj 2018, 17:50| Përditesimi: 28 Maj 2018, 17:53

  • Share

Kombëtarja shqiptare do të luajë për të tretën herë miqësore me Kosovë, por kësaj radhe në Zyrih. Vëllazërorja do të luhet nesër, në orën 20:00, në stadiumin e Zyrihut.

Në një intervistë për “Albinfo”, trajneri i Kosovës, zvicerani Bernard Challandes, ka treguar atmosferën përpara kësaj ndeshje të veçantë. Ai shprehet se në momentin kur ka ardhur në drejtimin e kësaj përfaqësuese, nuk e ka kuptuar nëse gjendej në drejtimin e Kosovës apo Shqipërisë.

Sigurisht, ky është një duel mes vëllezërve. Unë kam qenë pak i befasuar fillimisht si zviceran, kam menduar që është pak më ndryshe, por atje e kam parë që Kosova jeton me Shqipërinë dhe unë nuk e dija a jam në Kosovë, a jam në Shqipëri.

Nuk kam parë ndonjë ndryshim. Ekipi nacional i Kosovës ka luajtur kualifikimet në Shqipëri dhe kjo tregon se Kosova dhe Shqipëria jetojnë shumë mirë bashkë. Me humbjen 3-0 nga Shqipëria, unë nuk isha më trajner, por loja ime e fundit me Armeninë ishte në Shqipëri. 1-0 për ne dhe në fund ne morëm dy gola me Gashin dhe Lenjanin që krosoi.

Duhet të shohim, është një lojë speciale mes vëllezërve, por unë jam zviceran dhe për mua si trajner kjo është një lojë normale kundër një ekipi shumë të mirë. Sot është një lojë përgatitëse për Kampionatin Europian. Ne do të luajmë kundër një ekipi të mirë, me shumë përvojë që ishte edhe në Francë (Kampionatin Evropian).

Por është e qartë se konkurrenca me Shqipërinë është një problem i vogël për mua. Mirëpo unë e di këtë dhe Panucci i Shqipërisë e di po ashtu dhe ne angazhohemi për lojtarë të mirë. Kjo është e qartë. Për mua si trajner i Kosovës është me rëndësi të bëj gjithçka për të bindur lojtarët që të luajnë për Kosovën dhe jo për Shqipërinë.

Kjo është po ashtu një lojë dhe kjo është puna ime, për shembull, për disa lojtarë që janë në Zvicër, për t’i bindur të vijnë te ne. Mirë, nëse ju nuk mund të luani për Zvicrën, ejani për Kosovën dhe jo për Shqipërinë dhe Panucci vepron në të njëjtën mënyrë.

Trajneri i Kosovës, zvicerani Bernard Challandes

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?