Milani fitoi të martën në mbrëmje trofeun "Silvio Berlusconi", duke mundur 3-1 në "San Siro" Monzën që drejtohet nga Alessandro Nesta. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Milanit, Paulo Fonseca.
"Çfarë emocionesh ndjetë sot?
Ndjenja është shumë pozitive. Sot ishte ndeshja e parë, ishte shumë pozitive me tifozët tanë. Kemi pesë javë punë, kemi ende shumë për të punuar dhe përmirësuar. Kemi filluar të shohim gjëra që janë idetë e lojës tonë, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Milani dëshiron të dominojë, ta rikuperojë topin në fushë, tashmë mund të shohim diçka në këtë drejtim.
A ju mungon mesfushori që doni?
Ky mesfushor është Fofana, e dimë të gjithë.
Saelemaekers dhe Morata…
Morata punon shumë me ekipin, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ai nuk ka punuar shumë me ne, por ka luajtur mirë. Është hera e parë që punoj me Saelemaekers, të gjithë thonë se ka ndryshuar. Nuk e di nëse është e vërtetë, por më pëlqen. Ai punon në pozicione të shumta dhe gjithmonë bën zgjedhje të mira me topin. Si trajner dua që të qëndrojë me ne.
Dy fjalë për Jovic dhe paraqitjet e tij?
Unë nuk e njihja mirë Jovic, më ka befasuar javët e fundit. Ai është një lojtar që mund ta ndihmojë shumë ekipin në zonë. Mënyra se si ka punuar në javët e fundit më ka pëlqyer shumë", tha mes të tjerash Fonseca.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Trofeu 'Silvio Berlusconi' i përket Milanit, Monza bie 3-1! Morata nga minuta e parë
S.Dh/ReportTv.al