Trajnimi mbi “edukimin feminist”, Besa Shahini: Do të dyfishojmë numrin e psikologëve nëpër shkolla

28 Korrik 2020, 14:47| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 14:51

  • Share

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka njoftuar se tashmë ka filluar edhe trajnimi mbi “edukimin feminist” me psikologët dhe punonjësit social shkollorë.

Ministrja Shahini e ka  cilësuar si një ndër projektet më të rëndësishme që po zbatojmë, sepse synon adresimin e seksizmit, racizmit dhe homofobisë që mund të ekzistojnë në kulturën shkollore, me qëllim zhvillimin e shoqërisë së shëndetshme demokratike.

"Edukimi feminist është edukim kundër patriarkalizmit - apo pabarazisë gjinore - që është edhe burimi kryesor i abuzimit, dhunës dhe diskriminimit ndaj vajzave dhe grave.

Trajnimin mbi “edukimin feminist” e filluam me psikologët dhe punonjësit social shkollorë, si hap i rëndësishëm në parandalimin e dhunës dhe abuzimit ndaj nxënësve. Ky është ndër projektet më të rëndësishme që po zbatojmë, sepse synon adresimin e seksizmit, racizmit dhe homofobisë që mund të ekzistojnë në kulturën shkollore, me qëllim zhvillimin e shoqërisë së shëndetshme demokratike.

Siç edhe kemi premtuar, do të dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve social nëpër shkolla dhe të gjithë do të kalojnë përmes trajnimit mbi edukimin feminist",- shkruan Besa Shahini.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?