Politikë

Traktati i ekstradimit me SHBA, Gjonaj: Me rëndësi historike! Do kërkohet ekstradim për vepra penale që dënohen me burg më shumë se 1 vit, përjashtuar ato me karakter politik

20 Maj 2021, 11:25| Përditesimi: 20 Maj 2021, 11:59

  • Share

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dha detaje në Kuvend në lidhje me projektligjin për traktatin e ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA, që pritet të kalohet sot për votim.

Gjonaj e konsideroi projektligjin me rëndësi historike, ndërsa tha se kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit. Sipas Gjonaj, kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradim nga palët janë veprat penale me karakter financiar, tatimor, doganor, korrupsion dhe çdo vepër penale që dënohet me heqje lirie për një periudhë maksimale prej më shumë se 1 viti, me përjashtim të veprave penale me karakter politik

"Projekt ligj me rëndësi historike, traktat që vjen pas 87 vjetësh zëvendëson traktatin e parë të nënshkruar në vitin 1993. Marrëveshja  e re e ekstradimit shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit, për të luftuar me efikasitet edhe format e reja të krimit, për vënien para drejtësisë të autorëve të kryerjeve të veprave penale në të dy vendet. Nëpërmjet këtij traktati krijohet kuadri i rregullator për esktardimin, duke përditësuar kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstardimi nga palët, duke përfshirë edhe veprat penale më të reja, si ato me karakter financiar, tatimor, doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, në fushën informatik dhe çdo vepër që dënohet me heqje lirie për një periudhë maksimale prej më shumë se 1 viti, me përjashtim të veprave penale me karakter politik. Traktati i ri lehtëson funksionimin e procesit të ekstardimit mes palëve", tha Gjonaj.


Lajmi kryesor:

SHBA shpall 'non grata' Berishën, Balla në Kuvend: Të shërbejë si shembull për ata që duan të pengojnë Reformën në Drejtësi! Gjoni: Drejtësia të nisë hetimet


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?