Transformimi befasues / Juristi që vuante nga mbipesha dhe humbi 42 kg: Ja si u ktheva në formë (VIDEO)

15 Mars 2021, 14:18| Përditesimi: 15 Mars 2021, 14:22

  • Share

TIRANË- AndI Boja është djali që me historinë e tij ka frymëzuar dhe shumë të rinj të tjerë. Në profesion ai është jurist por prej disa kohësh është kthyer edhe në një ‘influencer’. 

 Jetesa e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik e bën Andin që të shkonte drejt obezitetit. Por shpejt ai vendosi që të ndryshonte mënyrën e tij të jetesës, duke humbur plot 42 kilogramë. Në një intervistë në “ Rreze Dielli” ai rrëfeu historinë e tij të transformimit.

“Kam qenë në një fazë që isha transfomuar në një tjetër njeri. Kam qenë 127 kilogramë dhe sot që flasim jam 85 kilogramë. Jam minus 42 kilogramë. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, duke filluar që me aktivitetin fizik që unë e kisha pasiv, gjithë kohën isha ha dhe rri. Arrita në një pikë që isha dhe probleme shëndetësore, më minimalja ishte tensioni që nuk e kisha mirë fare” rrëfeu ai.

Por cila ishte mënyra e re e jetesës që e ndryshoi atë?

“Unë nuk kam mbajtur asnjë lloj diete, ka qenë një lloj ushqyerje shumë normale por shumë korrekte drejt kalorive, jam munduar që të ushqehem normalisht duke mos shkaktuar asnjë lloj problemi shëndetësor si me stomakun. E gjitha ka ardhur nga aktiviteti fizik, e gjitha ka ardhur nga vrapi, kam bërë 7 muaj vrap cdo ditë’’ tha ai.

Por sa kohë i është dashur për të bërë ndryshimin?

“Për të rënë 34 kilogramë më janë dashur 7 muaj. Janë përafërsisht rreth 4.7 kilogramë për çdo muaj. Ka ardhur një rënie shumë natyrale. Unë gjatë kohës që  mbaroja vrapin kisha mundësinë që edhe të bëja disa ushtrime të lira në natyrë” përfundoi ai.

Tashmë, juristi Andi Boja numëron plot ndjekës në rrjetet sociale, në të cilat frymëzon dhe influencon të rinjtë që të ndjekin një jetesë të shëndetshme.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?