Droga e kapur

Transport droge me ambulancë në Greqi, arrestohet 41-vjeçari! Sekuestrohen 320 kg kanabis

15 Janar 2022, 16:00| Përditesimi: 15 Janar 2022, 16:02

  • Share

GREQI- Policia greke ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi u kap duke qarkulluar me 320 kilogramë kanabis.

Ai u kap teksa po transportonte drogën në Igumenica me një ambulancë për të kamufluar veprimet e tij kriminale. Droga është ngarkuar në ambulancë me çanta udhëtimi, ndërsa siç mund të shohim në fotot e shkrepura nga polica ato janë të ndara në pako më të vogla. Konkretisht 129 pako të vogla brenda 13 çantash udhëtimi.

Gjithashtu, pranë drejtuesit të mjetit u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine, 900 euro dhe 3 aparate celularë. I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë, ndërsa hetimet paraprake për rastin po kryhen nga Prokuroria e Narkotikëve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?