Tre ditë ‘Festa e gjysheve’, Përmeti mikpret më shumë se 20 mijë ‘mysafirë’: Kemi sjellë gatime tradicionale, janë bio! Bled Mane: Trashëgimia vijon

14 Gusht 2023, 16:50| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 16:55

  • Share

Festa e gjysheve, një aktivitet që synon të promovojë artizanet dhe gatimet tradicionale u zhvillua në qytetin e Përmetit gjatë fundjavës që lamë pas. Panairi u ndoq me interes nga mijëra vizitorë e turistë të huaj.

Festivali “Nona” apo siç quhet ndryshe Festa e Gjysheve ka mbledhur në Përmet, dhjetëra gra nga gjithë Shqipëria të cilat shpalosen vlerat tradicionale, siç janë punimeve artizanale dhe kulinarine.

Aktiviteti u ndoq nga vizitorë e turistë të shumtë, në një atmosferë të jashtëzakonshme.

Gjyshet kanë shpalosur atë që dinë më mirë-traditën e kulinarisë dhe produkteve artizanale.

“Kemi gatuar në shtëpi dhe i kemi sjell këtu, byrek, ëmbëlsira, gliko, etc”.

“Kemi nxjerr ne panair, mjaltë, propolis, jemi të kënaqur me shitjet”.

“Kemi sjell gatime tradicionale të zonës. Janë të gjitha bio”, thanë ato. 

Organizatorët e Festës së Gjysheve, shprehen se qëllimi i këtij aktiviteti tre ditor, veç të tjerave, ishte rigjallërimi i zonave periferike.

“Duam të tregojmë se trashëgimia vazhdon brez pa brezi. Gjithçka për tre ditë në Përmet feste e panair që synon të promovojë turizmin në gjithë qarkun e Gjirokastrës”.

Sipas të dhënave nga Zyra e Turizmit në Përmet, në tri ditët e Festivalit, Përmeti është populluar nga 20 mijë turistë. Një shifër rekord çka përkthehet në shtimin e të ardhurave në këtë qytet të bukur buzë Vjosës.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?