Armët e sekuestruara

Tre kallashë fare të rinj e të çmontuar u kapën nga policia e Kosovës, 2 shqiptarë bien në pranga

5 Tetor 2020, 16:02| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 16:04

  • Share

Automatikët ishin çmontuar dhe futur poshtë sediljes së pasagjerit. Armët sekuestrohen, kërkohet bashkëpunim me palën Shqiptare.

Tre kallashnikovë akull të rinj, janë tentuar të kalohen nga territori Shqiptar në atë Kosovar, por ky operacion për trafikantët ka dështuar. Pala kosovare, gjatë kontrollit në pikën e kufirit të Vërmicës, ka zbuluar se tre armët automatike fare të reja, ishin çmontuar dhe fshehur poshtë sediljes së pasme të pasagjerëve.

Armët janë reja dhe në momentin e kapjes nga policia ato ishin të çmontuara plotësisht.

 “Dy shtetasit Shqiptarë emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti tashmë është përcjell tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme”- thuhet në njoftimin për media nga Policia.

Pritet që për këtë çështje autoritet Kosovare të bashkëpunojnë me palën Shqiptare për të shkëmbyer informacion lidhur me dy shqiptarët e arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 05/10/2020 16:56

    Pi atmen shqiptari e don per me mbrojt nder e kanun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?