Roland Bejko

Tre kandidatët për Tiranën

28 Prill 2023, 10:43| Përditesimi: 28 Prill 2023, 10:46

  • Share

Ndoqa mbrëmë tre kandidatët e Tiranës! Veliaj tek Opinion, i cili ka një makineri të frikshme në disposizion dhe kjo falë faktit se prej dy mandatesh e qeveris Tiranës dhe kjo i ka mundësuar atij të ketë në disposizione burime njerëzore të kualifikuara dhe po ashtu edhe një teknologji të lartë IT që e shoqëron për të shpjeguar sukseset apo projeksionet!

Po ashtu në Panelin e gazetarëve kishte edhe kundërshtarë! Për shkak të eksperiencës së gjatë ka fituar një oratori të kënaqshme dhe mbrëmë e pashë se ai ishte gati për të bërë një projeksion më të madh në politikë!

Ndonjëherë ndërhyrjet e tij në Opinion i shoqëronte edhe me ironi e me një doz të konsiderueshme arrogance! Gjithashtu në çdo ndërhyrje nuk shmangte sulmet politike edhe pse garon për Bashkinë e Tiranës! Një sinjal i qartë se ai e ka të gjatë rrugëtimin politik e nuk mjaftohet vetem me postin e Kryebashkiakut!

Gjithashtu, ndoqa edhe Kelliçin tek një televizion i pozicionuar hapur e qartë në favor të tij, me një panel modest gazetarësh e të zgjedhur me shumë kujdes për t'i mos i krijuar probleme! Kelliçi mu duk pak entuziast dhe po ashtu konfuz se çfarë kërkon të bëj në Tiranë nëse do të zgjidhet! Stafi i zgjedhur nga Kelliqi duken të rinj e me pak eksperiencë në artikulimet politike!

Ndërsa tek RealStory pash Bejkon, person stoik, i vendosur për tu përballur politikisht e me ide të qarta politike! Bejko e ka përmirësuar shumë dialektikën politike, por situata e brendshme e PD dhe ngjarjet e dy viteve të fundit të kësaj force politike e vështirësojnë shumë rrugëtimin politik të Bejkos në këto zgjedhje! Megjithatë, fal kandidimit, z. Bejko ka bërë një hap të rëndësishëm në lidershipin politik e është një vlerë e fortë e politikës për vitet që do të vijnë!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?