Tre krizat e Kosovës dhe nevoja për një qeveri të Unitetit Kombëtar

18 Mars 2020, 21:43| Përditesimi: 18 Mars 2020, 21:45

  • Share

Qeveria Kurti- Mustafa po shkon drejt rrëzimit, pasi LDK nuk pranoi shkarkimin e njëanshëm të ministrit të Brendshëm Agim Veliu, pa u konsultuar më parë me të, sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje. Shkuarja e qeverisë në mocion mosbesimi, inicuar nga LDK, do të thotë teorikisht rrëzimi i qeverisë.

Qeveria po rrëzohet në një kohë kur Kosova rrezikohet si gjithë bota nga kriza e epidemisës së koronavirusit dhe nga tensioni i raporteve me SHBA, për shkak të kalkulimeve që qeveria po bën me heqjen e taksës 100 përqind me Serbinë e Bosnjën.

Edhe pse Albin Kurti e ka premtuar qysh në fushatë, heqjen e taksës, ai po përpiqet ta shkëmbejë atë, me heqjen e mandatit të presidentit Thaçi në bisedimet me Serbinë.

Në një farë mënyre, ai kërkon t’i thotë SHBA, nëse doni ta heq taksën, më hiqni Thaçin nga tryeza e bisedimeve. Ky është një kushtëzim paksa i palexueshëm nga Uashingtoni, i cili falë dhe ambasadorit Grenell dhe toneve të tij arrogante, as që do të dëgjojë histori të tilla.

Rrëzimi i qeverisë është një akt i pastër politik i Albin Kurtit për qëllime që i di vetëm ai personalisht. Por publikisht ato lexohen si frikësim i tij, për t’u përballur me këto dy kriza.

I bindur se heqja e taksës pa hequr Hashim Thaçin nga tryeza e bisedimeve, e bën atë një figurë të parëndësishme në bisedime, dhe po ashtu frika se menaxhimi i situatës emergjente të epidemisë, me një kabinet të përçarë, siç u provua dje pas propozimit të Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme, duken arsye të besueshme që Albin Kurti të ketë provokuar rrëzimin e qeverisë së tij, jo për arsyet që lidhen me Agim Veliun, por për pamundësinë e tij të qeverisë me partnerë.

Albin Kurti nuk është aq budalla sa të mendojë se duke bërë fakt të kryer shkarkimin e një ministri të partisë partnere, do t’i hapej rrugë. Ai ka llogaritur pikërisht goditjen e një figure politike të LDK, siç është Agim Veliu, për të provuar nëse ndan LDK-në, ose dorëzon qeverinë.

Me shumë gjasa do të ndodhë e dyta. Dhe është shumë banale se si qeveria, e cila kishte shumë shanse të binte për arsye ideologjike, tashmë po rrëzohet për aryse bakteriologjike.

Pas kësaj, Kosova gjendet përballë tre krizave, krizën me epideminë, krizën me SHBA, dhe krizën e qeverisë.

E vetmja zgjidhje është një pakt një vjetor për një qeveri të Unitetit Kombëtar, me teknicienë të shquar të Kosovës, mbështetur nga gjithë partitë. Qeveria të zgjidhë krizën e koronavirusit dhe të ulë tensionet në raportet me SHBA.

Pas kësaj të shkohet në zgjedhje për të filluar lojën nga e para. Çdo vendim tjetër e zhbën Kosovën, pasi  e fut nën peshën e  tre krizave të mëdha, të cilat nuk i përballon dot as një shtet real, dhe jo më një shtet eksperimental.

Komento

Komente

  • Or tej: 19/03/2020 00:09

    Suxhuk Kosove

    Përgjigju
    • Shkodrani: 19/03/2020 10:53

      Kosova si shqipja ka nevoje per pastrim nga agjentet e udb ne politike un besoj se albini duhet te luftoj fort qe kta te pastrohen nje here e mire mos boj gabimin qe po ndodh ne shqipe se do ngelet peng kosova edhe per 50 vite te tjera fara e udb ne politike eshte e forte kerkon lufte te ashper hajde tung

  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?