Tre piktore nga Kosova ekspozojnë ‘Mozaikun e jetës’ në Tiranë (VIDEO)

30 Shtator 2019, 16:51| Përditesimi: 30 Shtator 2019, 17:03

  • Share

Ekspozita “Mozaiku i jetës” e kuruar nga Arsim Sinani prezantohet këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Tre artistet e arteve pamore nga Kosova, Shkurte  Ramushi, Leoneta Abdyli edhe Besjana Kryeziu rrëfejnë tregimet e tyre, të frymëzuara nga natyra.

Besjana Kryeziu me artin e saj sjell trashëgiminë arkitekturore të jetës, sjell dritaret e shtëpive edhe të historisë shqiptare, që sipas saj, duhet ruajtur më me shumë kujdes nga brezat e rinj, në mënyrë që të mos humbasim kujtesën

“Ekspozita Mozaiku i jetës përfaqëson jetën në përgjithësi. Unë jam përqendruar tek dritaret e shtëpive të vjetra, për të ndalur më shumë tek ruajtja e trashëgimisë sonë kulturore.  Elementët që unë sjell janë marrë nga jeta reale. Kam gjetur shumë dritare të vjetra, që pasi janë pikturuar edhe janë rrënuar. Por është e vështirë, sepse është diçka që nuk mbrohet nga shteti. Do të doja shumë që të merrnin shembuj nga ju. Një qytet pa trashëgimi kulturore është i vdekur, prandaj mendoj se kjo ruajte duhet që të nis nga shtëpia”, shprehet piktorja Besjana Kryeziu. 

Ndërsa,  Leoneta Abdyli, prezanton peizazhin, rrugët edhe mallin e vendlindjes. Piktorja Shkurte Ramushi sjell parajsën tokësore të natyrës.

“Mozaiku i jetës e kemi quajtur, se të tria sjellim fusha të ndryshme t jetës, edhe secila ka perceptimin e saj për këtë, ndërsa ngjyrat janë të përbashkët. Është natyra ajo që na frymëzon. Nuk është kaq e bukur sa duket, por unë kam shumë dëshirë që të shikojmë anët pozitive të gjërave. Nëse nuk punojmë edhe nuk e ndërtojmë vendin, nuk di çfarë të them për parajsën tjetër nëse eksiton”, shprehet piktorja Shkurte Ramushi.

Të treja artistet, që përfaqësojnë të njëjtin brez përfaqësojnë jo vetëm trashëgiminë e një jete, por edhe ëndrrat edhe dëshirat, përtej imagjinatës, që njerëzit mund të shikojnë me sy të lirë. Artistet do të vazhdojnë që t’i ekspozojnë punimet e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi edhe në Kosovë.  

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?