Tregtarët nuk i binden urdhrit të AKU-së për mbulimin e fruta-perimeve! Tregjet bosh nga shiu/ Vëzhgimi i Report Tv në Tiranë (VIDEO)

1 Prill 2020, 14:33| Përditesimi: 1 Prill 2020, 15:03

  • Share

TIRANË- Ndonëse orari për të dalë nga shtëpia ende s'kishte përfunduar, tregjet në kryeqytet ishin thuajse të boshatisura këtë të mërkurë. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut kanë lënë në qetësi rrugët dhe shumë tregje në Tiranë të cilat ditët e fundit kanë qenë të tejmbushura.

Madje as pensionistët të cilët më së shumti janë evidentuar si më të pabindurit përballë masave të marra në luftën kundër COVID-19, fatmirësisht  nuk i sheh as rrugë e as në tregje.

Nga ana tjetër, po nga vëzhgimi i kryer në tregjet e kryeqytetit vihet re se ende nuk ka gjetur zbatim urdhri i Autoritetit Kombëtar Ushqimor për paketimin e fruta-perimeve me qëllim shmangien e kontaktit apo spërklave të mundshme gjatë të folurës apo teshtitjes së personave.

Vetëm një ditë më parë si rrjedhojë e kontrolleve të ushtruara, AKU kreu 76 monitorime në disa njësi tregtie ku u gjobitën 5 biznese dhe 4 të tjera u paralajmëruan paralajmërim për mos respektim të masave të sigurisë për COVID-19.Pavarësisht masave kjo nuk i ka ndërgjegjësuar aspak tregtarët që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre duke shkelur urdhrin e AKU , por edhe qytetarët të cilët vijojnë blejnë produkte të pa paketuara.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?