Foto ilustruese

Sociale

Tregtonin mallra kontrabandë dhe nuk jepnin faturë tatimore, hetohen penalisht 4 persona në Vlorë

22 Shtator 2022, 15:55| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 15:58

  • Share

Në Vlorë po hetohen penalisht 4 persona pasi tregtonin mallra kontrabandë dhe nuk jep, në dy dyqane të ndryshme. Aktiviteti në dy prej subjekteve, një bar-kafe dhe një parukeri bëhej pa faturë tatimore.

Në Prokurori janë referuar materialet dhe ka nisur procedimi penal për: S. B., 54 vjeç, banues në Vlorë, sepse ushtronte aktivitetin në një subjekt bar-kafe, pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasën fiskale; A. B., 30 vjeçe, banuese në Vlorë, sepse ushtronte aktivitetin  në një subjekt parukeri, pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasën fiskale; S. Xh., 33 vjeçe, banuese në Vlorë, sepse në një subjekt postë private tregtonte mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale; A. R., 22 vjeç, banues në Vlorë, sepse në një subjekt servis celularësh tregtonte celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?