Banka e Shqipërisë

Treguesit e besimit në ekonomi u rritën me 0.9% në dhjetor 2020, BSH: U përkeqësua me 11.7% në sektorin e ndërtimit 

7 Janar 2022, 18:49| Përditesimi: 7 Janar 2022, 18:59

  • Share

Për herë të parë pas disa muajsh në rritje, besimi në sektorin e ndërtimit ka pësuar një rënie të fortë në fund të vitit 2021.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në fund të dhjetorit besimi në ndërtim u ul me 11.7% dhe shkak për këtë rënie sipas raporti është mungesa e porosive dhe reduktimi i aktivitetit ndërtues.

“Rënia e besimit pasqyroi vlerësimin e bizneseve për një nivel më të ulët si të aktivitetit ndërtues ashtu dhe të porosive aktuale. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në ndërtim shënoi vlerën 68.4% për tremujorin e katërt të vitit, rreth 0.8 pikë përqindje më e ulët se një tremujor më parë. Edhe treguesi i gjendjes financiare pësoi rënie”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë besimi i përgjithshëm në ekonomi u rrit me 0.9% në muajin dhjetor, por ritmi i rritjes ka qenë i ngadaltë.

“Rritja e Treguesi i ndjesisë ekonomike në muajin dhjetor u përcaktua nga përmirësimi i besimit konsumator dhe i besimit në sektorët e industrisë, të shërbimeve dhe të tregtisë. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e ndërtimit ka pësuar një rënie të dukshme, duke e ngadalësuar prirjen rritëse të TNE-së në këtë muaj”, thuhet në raportin e BSH.

Sa i takon sektorit të industrisë besimi u rrit me 1.5% krahasuar me muajin nëntor, dhe kontribut ka dhënë ecuria pozitive të prodhimit dhe kontratave porositëse në total.

Në tregti besimi është rritur me 3.2% krahasuar me muajin paraardhës. Kjo rritje është ndikuar nga vlerësimet e bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre dhe gjithashtu nga pritjet për nivelin e punësimit

Rritje është regjistruar edhe tek treguesit e besimit konsumator prej 1.7 % në muajin dhjetor. Rritja u ndikua nga të gjithë komponentët përbërës të këtij treguesi. Përmirësimet më të dukshme i shënuan blerjet aktuale dhe pritjet për blerjet gjatë muajve të ardhshëm. Komponentët e pritjeve për situatën financiare dhe situatën ekonomike regjistruan rritje më të lehtë.

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?