Tri miqësore të Kombëtares U-21, Bushi grumbullon 22 futbollistë

23 Maj 2018, 13:55| Përditesimi: 23 Maj 2018, 15:41

  • Share

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për tri ndeshjet miqësore që do të zhvillohen nga datat 28 maj deri më 8 qershor, me Bosnjë Hercegovinën dhe dy herë me Bjellorusinë.

Në listën e tij ka pasur disa emra të rinj, mes tyre edhe nga Superiorja, siç është Valon Ethemi i Kukësit, por edhe Dramolli i Bylisit.

Trajneri Bushi ka grumbulluar Keidi Baren, i cili mungonte në listën e Kombëtares së Panuccit, ndryshe nga sa ndodhi në miqësoren me Norvegjinë. Nga Belgjika vijnë Lindon Selahi i Standard Liezh dhe Sebastian Spahiu i Muscron. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?