Foto ilustruese

Trimëria labe

1 Shkurt 2021, 16:44| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 16:52

  • Share

Qesh' nisur nga Berati për në Këlcyrë. Në Buz më thanë se rruga për në Këlcyrë nga Qafa e Kiçokut është e pakalueshme. Desha-s'desha, helm-e-vrer ja thera teposhtë më të djathtë për në Memaliaj.

Ik e ik tatëpjetë nëpër ca kthesa e ca bukurira me të ik menia, kur befas nisën të më kalonin nëpër trup ca mornica të këndëshme si ato të seksit. Kisha humbur rrugën.

Ndala në një katund për të pyetur ku ndodhesha. Nuk ishte katund i braktisur. Katundet e braktisura njihen.

Rrugë e rrahur nga makinat dhe karrocat, kopështe të punuara, mullarë bari të freskët, tym nga oxhakët, aty-këtu ndonjë e lehur qeni, ishin shenjat e sigurta se katundi nuk ishte i braktisur.

Thirr e thirr, asnjë s'përgjigjej. Bjer e bjer bories, hiç. Zbres nga makina. Bërtit e bërtit, xhan-xhin. Në rrugë asnjë kalimtar. Bëra ç'bëra, ika më tutje me shpresë se në katundin tjetër dikush do bëhej i gjallë.

Në katundin e dytë dhe në katundin e tretë, e njëjta gjendje: Shenja të sigurta të prezencës së njerëzve,  por askush s'pipëtinte.

U solla si kali në lëmë nja dy orë të mira nëpër ca yrte të magjishme si të magjistricave të Makbethit, derisa rrugës, aventurës, mornicave, ua kapa fillin.

Kisha hedhur gabimisht një urë më të majtë të rrugës mbi një përrua. E bëra atë budallallëk duke supozuar se një urë aq e re, e gjërë, e asfaltuar, nuk mund të ishte bërë për në katundet e shurdhëta ku përfundova, por për në Memaliaj.

Tek kthehesha, diku afër Memaliajt, ndala të bëj pak muhabet me një çoban. Çobani që jetonte në stan bashkë me gruan dhe një fëmijë që e kishin zënë dhe pjellë po aty në po atë stan, ishte devolli i pajtuar një vendali.

Ore, i thashë çobanit, kështu e kështu më ngjau nëpër ca katunde labërie. Çava fytin tim dhe shurdhova borinë e makinës. Si s'u bë njeri i gjallë ? Nëpër katunde, Përmet, Kolonjë, Korçë, Mallakastër, Myzeqe, Shkodër, Mirditë, Pukë, Mat, Dibër, dhe kudo gjetkë, nuk mund të ndodhë kurrën e kurrës kjo që më ndodhi në Labëri, në Tepelenë.

Çobani më mahniti. Nuk të janë përgjigjur nga frika, tha devolliu, tepelenjotët, lebërit, janë frikacakë. U habita pa masë. Duke ikur drejt Fierit, të njëjtën përgjigje rraskapitëse më dhanë edhe nja tre a katër të tjerë. Ku ka vajtur ? Ku është fshehur ? Ku është strukur patriotikja, e lavdiahmja, legjendarja, trimëria labe.

E kemi lexuar nëpër libra, e kemi bërë në mësim, labi është një trim me fletë për të cilin janë shkruar pafund vargje e vjersha, poezira e balada, një div e një luan me nam që sokëllin sa tundet mali, mban fustanellë, bubullin toka kur hedh valle, ja heq kokën grekut si berr me jatagan e ja çan barkun me biçak, kap topin për grike, hedh në det italianin, shpall Pavarësinë, si është e mundur gjithai lab trembet në mes të ditës dhe në mes të katundit, të ketë frikë nga një frikacak si unë.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alba: 02/02/2021 13:01

    Leberit te cileve iu kushtohen ato atribute qe permend autori e qe bene Shqiperine i vrau Dulla ne 1945 .Ata qe mbeten ishin raja qe u punesuan pergjithesisht si hafije nga regjimi komunist .

    Përgjigju
  • Edi rrypi: 01/02/2021 21:31

    Artikull me idiot nuk kisha lexuar ndonjehere. Si e kane botuar kete nuk e kuptoj. Nje pyetje kam per kete ypin a je kar me zile apo ben vete?

    Përgjigju
  • Ta ypen o edo: 01/02/2021 19:46

    O psikopat Ska frike labi po kan ngel vetem pleqte Labi kapte maloket e saliut ne 97 dhe i mbyllnin bashke me qente Ai devolliu kernacka qe te ka thene tepelenset dhe labet jan frikacak mos flinte akoma me nusen dhe femijen ne kasolle plasmasi o kokderr? Do tu martonte farefisin saliu pa ekzistencen e laberise Labi ne fillim te sqaron po se kuptove te fut bicakun ne byth Te marte purtha shalet me gjithe editorial

    Përgjigju
  • vani: 01/02/2021 18:12

    Shkrim idjot ashtu si ky trap psikopat Ypi.....

    Përgjigju
    • Ramadan Ferraj: 02/02/2021 20:06

      Burrrec kolonje, nuk ka ngelur labëria t'ja bësh ti historinë. Kam njohur një fisnik në Durrës në vitet 70 ,Esat Ypi zotni djalë. Ti e turpëron atë. Pa respekt

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?