Tritol fasonerisë pasi biznesmeni italian nuk pagoi gjobën 100 mijë euro, arrest në burg Edmond Arapit: S'e kam njohur biznesmenin italian

2 Qershor 2023, 14:59| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 17:29

  • Share

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në burg për Edmond Arapin, personi që porositi shpërthimin me tritol pranë një fasonerie në zonën e Freskut në Tiranë. Ndërkohë arrest në shtëpi është e vendosur për 16 vjeçarin Arnold Vatocin, të miturin që vendosi lëndën plasëse me porosi të Arapit. Burime nga salla ku zhvillohej seanca konfirmojnë se 46-vjeçari ka mohuar akuzat dhe përfshirjen në ngjarje.

“Nuk e kam njohur as takuar kurrë biznesmenin Italian. Nuk kam asnjë konflikt me të. Unë punoj prej disa kohësh në një gurore në Himarë. Qëndroj një pjesë të kohës atje për të siguruar të ardhura për familjen. As djalin (Arnold Vatocin) nuk e njoh as se kam takuar ndonjëherë. S’jam i përfshirë në këtë ngjarje”, ka thënë Edmond Arapi.

Ndërkohë i mituri ka refuzuar të flasë dhe të japë dëshmi duke ia lënë avokatit të tij mbrojtjen. Burimet konfirmojnë se 16-vjeçari rezulton edhe më herët i përfshirë në veprime në konflikt me ligjin dhe i proceduar. Ndërkohë qe ne polici ka deklaruar qe Arapi i ka thëne te vendos tritolin ne biznesin fason.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?