Tritoli në banesën e funksionarit të PD Lezhë, Metaliaj: Akt burracak! Erdhi pas takimit entuziast me Sali Berishën, aktivistët e Rilindjes janë angazhuar në sulme

13 Mars 2023, 14:47| Përditesimi: 13 Mars 2023, 14:49

  • Share

1678714810_finalprojekt.00014301.Still019.jpg

Kryetarja e degës së PD në Lezhë ka reaguar për shpërthimin me tritol në banesën e funksionarit të PD, Preng Pjetri duke thënë se dënojnë këto veprime ndërsa thekson se akti dyshohet se erdhi prej hakmerrjes politike. Sipas saj, sasia e lëndës plasëse iu vendos pas takimit që pati me Sali Berishën.

“Një shpërthim me eksploziv rreth orës 2 pas mesnatës, ka dëmtuar keqas shtëpinë e Preng Ndue Pjetrit, kryetar i PD në fshatin Ungrej. Pjetri ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe nënën e moshuar kur ka ndodhur shpërthimi.

Akti terrorist i mesnatës të bën të dyshosh për pistën e hakmarrjes politike. Takimi entuziast në Lezhë i kryetarit të PD Sali Berisha në prezantimin e kandidatit për Kryetar Bashkie Pashk Gjoni, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i seksionit Ungrej Pjetri, me shumë bashkëfshatarë, ka angazhuar me sulme verbale shumë patronazhistë e aktivistë të Rilindjes dhe të emëruarit 6 % në krye të Bashkisë Lezhë.

Dhuna verbale pasohet gjithmonë nga dhuna materiale. Ndërkohë që nuk duam të arrijmë në përfundime, i bëjmë thirrje policisë dhe strukturave ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre, të hetojnë dhe të çojnë pas hekurave si dorasët ashtu dhe porositësit e këtij akti terrorist.

E dënojmë burracakërinë e vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e z. Pjetri, një akt kundër ligjeve të shtetit dhe Kanunit të maleve.  Demokratëve dhe qytetarëve të Lezhës u bëjmë thirrje të mos kenë frikë. Ata që duan të mbjellin panik janë në panik nga humbja e sigurtë me 14 maj, dhe atë ditë do të marrin edhe përgjigjen që meritojnë nga vota juaj”, shkroi Metaliaj.


Lajmi kryesor:

Shpërthim tritoli në banesën e funksionarit të PD në fshatin Ungrej të Lezhës, shkak konfliktet partiake


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?