Gazetari i Report Tv në Shkodër Ergys Kavaja mëson se administratori i Vllaznisë Suad Lici në dëshminë paraprake para grupit hetimor është shprehur se nuk ka konflikte. Ndërkohë që policia njofton se pas sinjalizimit nga Lici ka rrethuar zonën për të bërë shpërthimin e kontrolluar. "Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, Suad Lici 46 vjeç, banues në lagjen "Ahmet Haxhija", Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse". Grupi hetimor vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë për të shkuar te gjurmët e autorëve.
Suad Lici
Lajmi kryesor:
Tritol poshtë makinës, por fitili u fik! Dështon atentati ndaj administratorit të Vllaznisë, Lici: S'trembem asnjë fije, kriminelët të rrinë larg sportit (VIDEO)
//ReportTv.al