Triumfon Dua Lipa,ndër 17 vajzat
që udhëhoqën botën më 2017

30 Dhjetor 2017, 22:19| Përditesimi:

  • Share
Revista prestigjioze “Vogue” në versionin për Britani të Madhe e ka përfshirë këngëtaren kosovare, Dua Lipa, ndër 17 vajzat që kanë udhëhequr botën gjatë vitit 2017. Me hitet e saj dhe albumin e parë, Dua Lipa u bë këngëtarja më e dëgjuar në Britani të Madhe.

“New Rules” e pozicionoi atë në vendin e parë të top-listës zyrtare britanike duke e bërë femrën e parë që arrin në këtë pozitë që prej Adele e cila dominoi me “Hello” më 2015, transmeton Albinfo.ch.

“Dua është vendosmërisht pop princesha që Britania e ka kërkuar qe një kohë të gjatë”, ka shkruar kjo uebfaqe në përshkrimin e saj për kosovaren.

Me “New Rules”, 22-vjeçarja deri tani ka grumbulluar më shumë se 800 milionë klikime në YouTube. Lipa ka falënderuar revistën për përzgjedhjen e saj.

“Jam shumë e nderuar që gjendem në mesin e kaq shumë talenteve dhe grave të mahnitshme”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale. Në listën e të famshmes “Vogue” janë edhe yjet si Taylor Swift e Rihanna.

duaa
(Postimi i Dua Lipës)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?