Trojka: Gjyqtarët pa imunitet
Halimi: Të rikthejmë besimin

20 Prill 2012, 10:01| Përditesimi:

  • Share
TIRANË – Lidershipi në gjyqësor ka mbledhur në një tryezë trojkën e ambasadorëve si edhe drejtuesit e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu nënvizoi si një problem që duhet zgjidhur, trajtimin ligjor të bizneseve të huaja.
“Investuesit e huaj kanë nevojë për një kornizë ligjore, e cila duhet të garantojë paanësi në sistemin gjyqësor”, tha kryediplomati amerikan.
Arvizu ka folur edhe për situatën në salën e gjyqeve, e cila sipas tij është përmirësuar së tepërmi muaj e fundit, e që, sipas tij kanë një rol kritik në demokracinë në vend.
"Në një kohë kur i gjithë rajoni dhe një pjesë e mirë e botës po vuajnë nga pasiguria dhe paqëndrueshmëria ekonomike, Shqipëria ka nevojë të bëjë gjithçka mundet për të siguruar besim në transparencën dhe eficiencën e sistemit gjyqësor. Ka rëndësi absolutisht kritike që Shqipëria të bëjë përparim në sistemin ligjor dhe reformat gjyqësore për të rritur besimin e investitorëve tek Shqipëria si një vend për të bërë biznes", tha ambasadori.

SEQUI: HIQNI IMUNITETIN
Për ambasadorin e Komisionit Europian, Ettore Sequi imuniteti mbetet thembra e Akilit në luftën kundër korrupsionit në gjyqësor.
“Shqipëria ka nevijë të zhveshë nga imuniteti gjyqtarët, në mënyrë që t’i hapet rrugë përmirësimit të shërbimit në këtë sistem”, ka deklaruar Sequi sot paradite.

Arvizu ka folur edhe për situatën në salën e gjyqeve, e cila sipas tij është përmirësuar së tepërmi muaj e fundit, e që, sipas tij kanë një rol kritik në demokracinë në vend.


WOLLFARTH: TË PUNOHET ME ADMINISTRIMIN
Ndërsa, kreu i misionit të OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth është ndalur në administrimin e sistemit gjyqësor.
"Nevoja për ndërhyrje në këtë fushë është identifikuar edhe si një faktor kyç për aspiratat e Shqipërisë dhe prospektit për integrimin evropian, si dhe në drejtim të përmbushjes së angazhimeve të OSBE-së. Në këtë kontekst, miratimi nga Qeveria i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2011-2013 dhe Planit të Veprimit sigurisht që shënon një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Përpjekjet e Projektit JUST për të rritur përdorimin e dhomave të gjykatave dhe për të prezantuar regjistrimin audio, janë gjithashtu të rëndësishme dhe të lavdërueshme. Sidoqoftë, nevojiten përpjekje më të mëdha nga të gjithë aktorët për të përmirësuar cilësinë e funksionimit të gjykatave dhe kështu duke ndërtuar dhe përforcuar besimin e publikut", tha ai.


HALIMI: GJYQËSORI TË FITOJË BESIMIN
Për qeverinë shqiptare dhe ministrin e drejtësisë Eduard Halimi ajo çka I mungon aktualisht gjyqësorit shqiptar është besimi i qytetarëve.
“Drejtuesit e zotë personifikojnë misionin dhe fytyrën e një gjykate. Gjyqësori sot nevojë urgjente të fitojë besueshmërinë. Do vendoset audio dhe video në çdo gjykatë”, tha ministri.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?