Bota

Tronditëse/ Familja afgane shet vajzën për 500 dollarë: Jemi të uritur, duhet ta bënim

25 Tetor 2021, 22:22| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 22:23

  • Share

Afganistani po përballet me një krizë ekonomike dhe situata sa vjen e përkeqësohet që pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Shumë familje afgane po vuajnë nga mungesa e ushqimit e kjo krizë ka vënë në pah rastet tronditëse ku familjet detyrohen të shesin fëmijët e tyre për të përfituar ekonomikisht.

Lajmi se një familje afgane ka shitur vajzën e tyre për 500 dollarë ka bërë xhiron në rrjet duke prekur zemrën e mijëra qytetarëve. Të gjendur përballë kësaj situate prindërit e foshnjës thonë se nuk kishin zgjidhje tjetër, pasi fëmijët e tjerë po vdisnin nga uria.

“Fëmijët e tjerë ishin duke vdekur nga uria andaj u detyruam ta shisnim vajzën time. Si të mos jem e mërzitur, ajo është fëmija im”, ka thënë nëna e vajzës për BBC.

“Ne jemi të uritur. Për momentin ne nuk kemi as miell e as vaj në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj. Unë nuk e di se si do të ndihet për këtë, por më duhej ta bëja”, ka thënë babai i vajzës.

Sipas BBC raste të tilla janë të shumta pavarësisht faktit se ato nuk bëhen publike.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Seko: 26/10/2021 05:27

    Nje llaf kishit cu Rames. E kishte rregullu u kishte pru ne Kavalishence.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?