Foto ilustruese

Kronikë

Tropojë, rrahën një person dhe e kërcuan se do ta vrisnin, arrestohen dy vëllezërit

26 Shtator 2021, 09:08| Përditesimi: 26 Shtator 2021, 09:12

  • Share

2 vëllezër në Tropojë janë arrestuar ditën e sotme pasi kanë rrahur dhe kanë kërcënuar me jetë një person.

Kanosën dhe goditën me sende të forta një shtetas, vihen në pranga dy shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit, B. Gj.,  34 vjeç, P. GJ., 42 vjeç, (vëllezër), banues në Fierzë. Në fshatin Gri, këta shtetas në bashkëpunim me njeri - tjetrin, kanë kanosur me jetë dhe goditur me sende të forta, shtetasin N. M., banues në fshatin Lekbibaj”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale " Kanosja" dhe "Dëmtime të tjera me dashje", kryer në bashkëpunim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?